Kur do të fillojë shitja e robotëve për përdorim familjar

Korporata japoneze, “SoftBank”, ka njoftuar të enjten se në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të fillojë shitjen e robotëve që ngjasojnë me njerëzit për përdorim familjar.

Me këtë, kjo korporatë që merret me shitjen e telefonave dhe ofron internet po zgjerohet në një sektor që konsiderohet çelës për të adresuar çështjen e shkurtimeve të vendeve të punës në shoqërinë që po plaket me së shpejti në botë.

Robotët, që sipas kompanisë në fjalë do të mundë të përdoren si dado, infermiere, punonjës të emergjencave mjekësore apo bile edhe shoqërues nëpër ndeja, do të shiten me çmim 1900 dollarë. Robotët do të jenë në gjendje të mësojnë dhe shprehin emocione, ka thënë shefi I kësaj kompanie, Masayoshi Son gjatë një konference me gazetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *