Hubble regjistron stuhinë e errët në Neptun

Teleskop Hubble ka regjistruar stuhinë e errët në Neptun, e madhe sa hapësira ndërmjet SHBA-së deri në Portugali.

Stuhia për herë të parë është zbuluar nga fluturakja e NASA-së Voyager 2 gjatë viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, ndërsa është vërejtur tash nga teleskopi.

Shkencëtarët vlerësojnë se stuhia është e gjatë 4.989 kilometra, ndërsa tash është ulur në 3.700 kilometra.

Në bazë të rrugëtimit të paraparë të erërave të Neptunit, shkencëtarët konsideronin se stuhia do të zhdukej në afërsi të ekuatorit, por në vend të kësaj është nisur drejt polit jugor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *