6 zakone higjienike që shkatërrojnë shëndetin tonë (Foto)

Shumica prej nesh, jemi zakonisht të sigurtë se bëjmë gjithçka të drejtë. Ne përdorim një tharëse ajri për të tharë duart tona ose grumbullojmë të gjitha enët në lavaman, por pa qenë në djieni për infeksionet që mund t’i marrim.

Këtu janë 6 fakte të vërtetuara shkencërisht për dëmin e disa zakoneve të përditshme: ky informacion do t’ju ndihmojë të mbroni shëndetin tuaj.

1. Grumbullimi i enëve në lavaman

Një lavaman është mjedisi i përsosur për bakteret: atje mund të gjesh bacilin e zorrës së trashë ose stafilokokun. Për të shmangur trazimin e stomakut dhe zorrëve, është e nevojshme të lani lavamanin jo vetëm pas larjes së enëve, por edhe pasi të keni prekur ushqime si: peshqit, mishin e papërpunuar, produktet e qumështit dhe perimet. Një grumbull i enëve është një zgjidhje e lehtë, por e pasigurt.

2. Ti lani duart me ujë të nxehtë

Disa studiues thonë se temperatura e ujit nuk ndikon në mbytjen e mikrobeve. Kohëzgjatja e larjes së duarve është më e rëndësishme në këtë rast: larja e duarve me ujë të nxehtë brenda 5 sekondash, nuk do të ju ndihmojë ti largoni mikrobet, por brenda 30 sekondash ju mund të vrisni të gjitha bakteret në duart tuaja. Duke larë duart shpesh me ujë të nxehtë, ju ulni funksionet mbrojtëse të lëkurës tuaj.

3. Të përdorni një tharëse duarsh

Fakti që ne nuk prekim një tharëse me duart tona është vetëm një iluzion i pastërtisë. Në fakt, tharësit elektrikë janë mjaft të papastër: ata kapin shumë baktere dhe i përhapin ato me shpejtësinë e ajrit që tharëset e lëshojnë. Përmes ajrit këto bakterie mund të futen në mushkëritë, lëkurën ose trupin tuaj. Peshqirët e letrës janë më efikas dhe më të pastër se tharëset elektrike.

4. Përdorimi i një qese ushqimi më shumë se një herë

Nëse blini mish të papërpunuar dhe e fusni atë në një qese me gjësendet tjera, gjasat janë që bakteret do të përhapen edhe në produktet tjera, veçanërisht frutat dhe perimet. Zgjidhja është që të përdorësh një qese të disponueshme ose një çantë mbartëse, që do të duhet të lani çdo herë.

5. Prerja e mishit dhe perimeve në të njëjtën dërrasë

Dërrasa e prerjes përmban 200 herë më shumë baktere sesa një  tualet, prandaj nuk është e sigurt të pritet sallata në të. Pas prerjes së mishit të papërpunuar, dërrasa është e ndotur me kampylobakterin – arsyeja më e shpeshtë e helmimit me ushqim. Zgjidhja është që të përdorni 2 dërrasa të ndryshme, një për mish dhe një për perime.

6. Të ushtroni me grim në fytyrë

Gjatë stërvitjes, lëkura jonë duhet të marrë frymë dhe të pastrohet. Nëse grimoni fytyrën, ju mund ti bllokoni poret e fytyrës, dhe si rezultat, ju mund të bëheni të prirur ndaj problemeve të lëkurës. Hiqeni grimin tuaj para një stërvitjeje.

Si të jemi të shëndetshëm me të gjitha këto kërcënime që po na presin në vende publike, në punë apo në shtëpi? Nëse keni ndonjë sygjerim, ndajeni atë me ne në komente!

Ndryshe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *