Si të humbni peshë brenda 3 jave?

1. Ndryshojeni dietën tuaj

Dietat e thata mund të çojnë në disa rezultate të menjëhershme, por ato rrallë herë janë të shëndetshme dhe rezultatet kurrë nuk zgjasin. Me këtë dietë ju do të fitoni vitaminat kryesore dhe do t’a riktheni menjëherë peshën e humbur.

2. Hani ushqime me pak kalori

Që të humbni peshë ju duhet të largoni ushqimet që përmbajnë shumë kalori, sidomos ushqimet e shpejta dhe sheqernat. Nëse nuk i konsumoni ato për vetëm 3 javë do të shihni rezultate të mahnitshme. Në zëvendsim të tyre ju mund të hani oriz, patate, vezë të ziera si dhe fruta.

3. Kontrolloni madhësinë e pjatës

Që të kontrolloni peshën tuaj ju duhet të kontrolloni edhe madhësinë e pjatës, pasi që shpesh herë konsumojmë po aq sa kemi, si dhe tek ne ekziston mendimi se duhet të përfundohet i gjithë ushqimi edhe nëse tashmë jemi ngopur.
– Nëse do të hani pemë dhe perime, atëherë madhësia e pjatës duhet të jetë sa grushti.
– Nëse do të hani proteina, atëherë madhësia e pjatës duhet të jetë sa pëllëmba e dorës.

4. Pini sa më shumë ujë

Ju mund të largoni shumë kalori vetëm duke pirë mjaftushëm ujë çdo ditë. Kur ju pini shumë ujë, stomaku juaj është i ngopur dhe nuk ju kërkon që të hani shumë ushqim.
Në mënyrë që të humbni peshë ju duhet të pini të paktën 8 gota ujë në ditë apo 2 litra ujë.
Ju po ashtu duhet ta largoni alkoolin.

5. Bëni ushtrime të paktën 3 herë në javë

Që të jeni në formën tuaj ideale, ju sigurisht se duhet edhe të merreni me aktivitet sportiv në mënyrë që të digjni sa më shumë kalori. Nëse nuk jeni tip sportiv, atëherë ju duhet të ushtroni të paktën 3 herë në javë apo të bëni ecje.

6. Flini mjaftueshëm

Përveç që të ushqeheni dhe të ushtroni mirë, rol tjetër në humbjen e peshës luan edhe gjumi.
Ju duhet të flini të paktën 7-9 orë gjumë cdo natë, në mënyrë që metabolizmi juaj të funksionojë siç duhet dhe të ju ndihmojë të keni sa më shumë energji gjatë ditës./Ndryshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *