Si të gjeni motivimin për të mësuar?

1. Largoni gjërat që ju dekoncentrojnë

Veshni rroba të rehatshme. Detajet e vogla si ngritja apo tërheqja e pantallonave mund të u’a prish koncentrimin.
Nëse keni flokë të gjata, lidhini ato që të mos u bien në sy.

2. Përgaditeni hapësirën ku do të mësoni

Gjeni një vend të qetë ku ju nuk do të dekoncentroheni. Shmangni vendet publike për arsye se mund të takoheni me shumë miq.

3. Fikni pajisjet elektronike


Fikni telefonin ose të paktën largojeni nga vendi që jeni duke mësuar. Vetëm një thirrje apo njoftim mund të u’a prish koncentrimin
për një kohë të gjatë. Nëse është e mundur, fikni kompjuterin tuaj. Nëse keni nevojë të përdorni kompjuterin si një mjet kërkimi,
atëherë printoni materialet nga interneti në mënyrë që të evitoni kyçjet në rrjetet sociale.

4. Afroni gjithçka që ju duhet

Sigurohuni që t’i keni lapsat, letrat dhe të gjitha mjetet e mësimit afër vetes. Në këtë mënyrë ju nuk do të keni nevojë të ngriteni
nga vendi juaj për të marrë diçka që nuk e keni aty pranë. Kjo gjë e ruan koncentrimin tuaj.

5. Vendosni qëllimet e mësimit

Vendosni qëllime specifike në vend të qëllimeve të përgjithshme. Në vend se t’i thuash vetes “Unë duhet që të mësojë mirë matematikën”,
vendos qëllime më specifike si: “Unë duhet të mësojë ekuacionin kuadratik”.

6. Shpërbleje veten kur e përfundon qëllimin e mësimit

Nëse ke përfunduar një kapitull, t’i mund t’a shpërblesh veten me pak argëtim si: të bisedosh me miqt, të shikosh një video apo të luash
një lojë. Por t’i duhesh gjithashtu që të vendosësh një limit për argëtim dhe të kthehesh përsëri në vendin e mësimit. Mos e dëgjo
zërin brenda teje që të thotë: “Vetëm edhe pak minuta”.

7. Mendoni se çka do të arrini nëse mësoni

Nëse dëshironi të keni një qëndrim pozitiv, provoni të vizualizoni se si do të ishte e ardhmja nëse ju do të mësonit.

Ndiqni këto rregulla dhe motivimi do të vie vetvetiu. /Ndryshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *