Si të shtoni peshë natyralisht? (Foto)

1. Konsumoni ushqime me proteina që të shtoni muskuj

Mishi i pulës, mishi i peshkut, vezët, fasulet, djathi, qumështi e shumë produkte të tjera janë burim i madh i proteinave. Provoni të hani proteina gjithmonë para se të flini si p.sh Jogurt apo qumësht me çokollatë.

2. Përdorni pluhur qumështi

Hidhni dhe shpërndajeni pluhurin e qumështit kur ju gatuani. Pjata juaj do të bëhet me kajmak.

3. Hani vajëra dhe yndyrna të shëndetshme

Vajrat e shëndetshëm si vaji i ullirit, avokado dhe arrat (të cilat kanë yndyra të shëndetshme në to), janë të pasura me vlera ushqimore dhe përmbajnë shumë kalori.

4. Hani porcione të mëdha tri herë në ditë

Sigurohuni që çdo ditë të hani nga tri herë. Mbusheni pjatën tuaj me porcione të mëdha. Nëse keni probleme me stomakun, hani në porcione të vogla por hani më shpesh.

5. Mos pini ujë para se të hani

Pirja e ujit para ngrënies u’a fryen barkun dhe kështu e keni të pamundur të hani ushqimin ashtu siç kërkohet.

6. Largoni ushqimet me kalori të dëmshme

Ju mund të mendoni se biskotat, patatinat apo lëngjet e gazuara ju ndihmojnë të shtoni peshë, por ato kanë kalori dhe sheqerna të dëmshme. Në vend të tyre hani ushqime me vlera ushqimore siç janë frutat perimet apo mishërat.

7. Ushtroni

Pa ushtrime ju nuk do të mund t’I ndërtoni muskujt. Bonusi tjetër i ushtrimeve është se ato u’a shtojnë apetitin.

Nëse keni një mik apo të afërm që i nevojitet të shtojë peshë, atëherë tregojani këto këshilla.

/Ndryshe            

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *