Si të veproni ndaj fëmijëve ankues?

Studimet tregojnë se njerëzit kanë prirje të përjetojnë ankesat, që arrijnë kulminacionin mes moshës 2 dhe 4 vjeçare, si një nga gjërat më të mërzitshme në jetën e tyre. Ankesat e fëmijëve e kapin vëmendjen tonë pasiqë jemi njerëz, dhe zakonisht reagojmë me frustrim dhe nervozë. Që të reagojmë ndaj ankesave me dhembshuri në vend se me neveritje, prindërit duhet të përkujtojnë veten për faktet shkencore pse fëmijët ankohen dhe se çka dëshirojnë të arrijnë me atë.

  1. Fëmijët ankohen sepse kanë nevojë për ndihmën dhe resurset e juaja.

Një ndër arsyet kryesore pse fëmijët ankohen është se janë të lodhur dhe kanë nevojë për ndihmën tuaj. Kur fëmijët janë të stresuar, të uritur, të etur apo të lodhur, zëri i tyre i butë nga natyra zëvendësohet me zëra të lartë dhe të neveritshëm. Kjo mund të paraqesë nevojë të menjëhershme të reagimit nga ana e prindit, e që në fakt e përforcon bindjen tek fëmija se me ankim arrihet më shpejtë tek rezultati.

Çfarë të bëjmë: Kur një fëmijë ankohet ju duhet ta pyesni nëse është i lodhur, uritur, etur apo i stresuar dhe të mësoni fëmijën që të adoptojë një mënyrë më të butë të marrjes së vëmendjes.

  1. Fëmijët ankohen sepse kanë nevojë për interaksion apo pozitivitet

Ndonjëherë ankimi nënkupton se fëmija ka nevojë për më tepër vëmendje, dhe kjo gjë shfaqet kur fëmija dëshiron të kalojë më tepër kohë me prindin me lexim apo loja të përbashkëta. Studimet tregojnë se fëmijët ankohen më tepër kur ambienti familjar është negativ dhe me konflikte. Një studimm tjetër zbuloi se kur nëna shfaq negativitet, fëmijët zihen dhe përleshen më tepër ndërsa kur baballarët tregojnë negativitet ata ankohen dhe qajnë më shumë.

Çfarë të bëjmë: Kur fëmijët ankohen, ekzaminoni nivelin e stresit tek ju si dhe kohën që e kaloni me ata. Krijoni më tepër hapsirë për t`u lidhur më shumë.

  1. Fëmijët mund të ankohen sepse kanë nevojë të shfaqin ndjenjat e tyre

Ndonjëherë ankimi,jo vetëm vaji, është një mënyrë e thjeshtë për fëmijët e vegjël që të shprehin pikëllimin dhe dëshpërimin. Edukatorët e fëmijëve sugjerojnë që prindërit të pranojnë dhe mbështesin fëmijët dhe ndjenjat e tyre në vend se të përmirësojnë dhe të kontrollojnë ato.

Çfarë të bëjmë: Përkujtoni veten se ankimi është një mënyrë normale e shprehjes së ndjenjave njerëzore. Është e parehatshme të dëgjosh fëmijët të ankohen, merrni frymmë pesë sekonda dhe qetësoni veten pesë të tjera.

  1. Fëmijët mund të ankohen pasiqë kanë temperament të ndjeshëm dhe të vrullshëm

Të gjithë fëmijët ndryshojnë për nga temparamenti por studjuesit dallojnë 3: të lehtë apo fleksibil, aktiv apo të vrullshëm dhe të ngadalshëm apo të kujdesshëm.

Çfarë të bëjmë: Përkujtoni veten se disa fëmijë janë të lindur me tendencë që të kenë reaksione më të forta, vullnet më të fortë, anksiozitet më të madh dhe kohë më të vështirë duke pranuar ndryshimet. Është një proçes i tërë mësimi i mënyrave më të mira për të kërkuar apo për t`u përballur mme gjërat.

  1. Fëmijët mund të ankohen si përgjigje ndaj mbështjetjes së paqëndrueshme

Shembull, nëse kohë pas kohe pasi të jetë ankuar i jepni fëmijës akullore pas darke, atëherë ai do të vazhdojë të ankohet edhe më tepër më pas që të fitojë të njejtin shpërblim.

Çfarë të bëjmë: Evitoni mbështetjen ndaj ankimit duke qenë konsistent dhe duke mbajtur qëndrimin tuaj kundrejt ankimit.

Sjellja e pranimit, mirëkuptimit dhe butësisë tek ankimi është një detyrë e vështirë por është një mënyrë ideale për krijimin e një lidhje të fortë me fëmijët. Sa më e fortë lidhja mes jush, aq më pak ankesa nga ana e fëmijëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *