6 situata kur pirja e ujit ndalohet rreptësisht

Pak njerëz shkojnë në palestër ose hanë darkë pa pirë ujë. Megjithatë, konsumimi i tepërt i lëngjeve mund të çojë në disa çështje serioze të shëndetit.

Më poshtë mund të mësoni se përse nuk duhet të pini ujë në disa situata:

1.Gjatë një stërvitjeje intensive

Sipas shkencëtarëve, pirja e tepërt e ujit gjatë ushtrimeve mund të ketë efekte anësore negative. Gjatë një stërvitjeje intensive, temperatura e trupit rritet duke ju bërë të ndiheni të nxehtë.

Si rezultat i kësaj, një person mund të vuajë nga:

– Dhimbjet e kokës
– Të përziera
– Marramendje

2.Kur urina juaj nuk ka ngjyrë

Urina e kthjellët është një shenjë se trupi juaj ka marrë shumë lëngje. Lëngjet e tepërta në trupin tuaj mund të çojnë në nivele të ulëta të natriumit që rezultojnë me disa probleme serioze shëndetësore.

3.Të pini ujë pas ushqimit djegës

Ndjesia e djegies shkaktohet nga një molekulë e quajtur capsaicin. Meqënëse kjo molekulë është një molekulë polare atëherë ajo largohet me produkte që nuk kanë molekula polare, sic është qumështi. Uji përmbanë molekula polare dhe shpërlarja e gojës pas ushqimit djegës nuk është aspak një ide e mirë.

4.Pirja e ujit gjatë ngrënies

Pirja e ujit mund të shkaktojë tretje jo të mirë. Kjo ndodh pasi që ushqimin që ne e hajmë tretet nga pështyma jonë, dhe kur ne pijmë ujë, nuk prodhohet pështymë e mjaftueshme për të tretur ushqimin. Kjo mund t’a bëjë ushqimin toksik për trupin tonë. Keni kujdes!

5.Pirja e ujit nga tubi(zorra)

Edhe nëse tubi është i lidhur me një sistem të ujit të pastër, elementët përbërës të tubit mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin tuaj. Këta elementë mund të ju shkaktojnë infeksione të ndryshme.

6.Kur uji përmbanë shije artificiale

Kjo këshillë do të jetë në dispozicion për njerëzit që janë duke u përpjekur për të humbur peshë. Ëmbëlsirat artificiale rrisin oreksin dhe mund të çojnë në shtimin e peshës.

Vini re se uji me lëng limoni mund të përmbajë këto elemente.

Uji ka një rol të rëndësishëm në organizmin tonë. Prandaj është mirë që ju t’a konsumoni atë në momente dhe kohë të duhur. Shpërndaje këtë informacion me të dashurit e tu.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *