Si të transformoni veten tuaj në një person të mëngjesit ?

A keni dëshiruar gjithmonë të ktheheni në një zog të hershëm?

Ngritja në mëngjes është e vështirë, por nëse i bëni këto pesë gjëra, mund të ju ndihmojnë të zgjoheni më lehtë dhe përfundimisht të bëheni një person i mëngjesit.

1. Mos hani shumë ushqim para se të flini

Image result for eating before sleep

Të hani një darkë të rëndë para se të shkoni në gjumë mund të ju shkaktojë shumë probleme shendetësore, si thartirë në stomak, pagjumësi ose të shtoni peshë shumë shpejtë.

Në vend të kësaj ju mund të hani pemë ose perime dhe kështu do të keni një gjumë më të mirë.

Trupi duhet të pushojë dhe jo të tretë ushqim gjatë natës

2. Relaksohuni

Related image

Të relaksoheni para se të flini ju ndihmon që të bëni gjumë më të rehatshëm.

Gjeni mënyra që të largoni stresin e ditës, si duke lexuar ndonjë libër ose të pini një caj kamomil.

Shmangni shikimin e televizorit apo përdorimin e telefonit para gjumit.

3. Krijoni rutinën tuaj të gjumit

Related image

Ju duhet ta dini se kjo pikë është shumë e rendësishme pasi që do të jeni shumë më produktiv gjatë ditës dhe ju ndihmon në arritjen e objektivave.

Gjumi dhe zgjimi kontrollohen nga ora e brendshme, kështu që mundohuni t’i koordinoni këto dhe të krijoni rutinën tuaj.

4. Ekspozojuni dritës

Image result for sun window

Nëse për momentin jeni duke fjetur në një dhomë të errët është koha që ta ndryshoni këtë dhomë apo ta bëni atë më të ndritur.

Të flini më një dhomë që ka dritë ju bënë të zgjoheni më herët dhe ju mbush me më shumë energji natyrale.

Filloni ditën tuaj me një dush dhe kjo do ta përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe produktivitetin.

5. Është në rregull të jeni të hutuar

Related image

Mos u brengosni nëse nuk jeni shumë të kthejllur qysh në mëngjes. Truri ka nevojë për rreth 15 minuta për të marrë sinjalin e zgjimit.

Kjo ndjenjë e trullosjes që të gjithë e përjetojmë kur i hapim sytë, quhet inercia e gjumit dhe kjo do të thotë se truri është ende duke fjetur.

6. Mos e shtyni alarmin

Image result for snooze alarm

Vazhdimi i gjumit pasi të zgjoheni natyralisht do të ju dëmtojë shumë.  Veprimi i tillë do të të ju bëjë të ndjeheni më të lodhur dhe më të stresuar gjatë ditës.

Mundohuni që të zgjoheni menjëherë pasi zgjoheni nga alarmi.

7.  Ushtroni në mëngjes

Image result for work out in the morning

Që të bëheni një person i mëngjesit ju duhet që po ashtu ta rregulloni edhe rutinën tuaj. Jipni qëllime vetes tuaj në momentin kur të zgjoheni.

Planifikoni të bëni vrap, ecje apo fitnes dhe kështu gjatë ditës ju do të jepni më të mirë nga vetja juaj.

Po ashtu ushtrimet ju ndihmojnë që në mbrëmje të bini në gjumë më lehtë dhe të bëni gjumë më të mirë.

 

 

 ©Ndryshe

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *