6 ushtrime që “mbysin” dhimbjet e shputave dhe gjurit

Më shumë se 50% e popullësisë në botë vuajnë nga dhimbja e gjunjëve apo shputave të cilat shkaktojnë shumë dhimbje kronike.

Ne ju sjellim disa këshilla se si të përdorni terapi fizike që ndoshta mund të ju ndihmojnë të ndiheni më mirë:

1.Ushtrimi me karrige

Si filim merrni një karrige dhe qëndroni pas saj:

  • Pastaj ngritni njërën prej këmbëve tuaja
  • Ngadalë ngrini shputën dhe mbajeni ashtu sa të mundeni
  • Pas kësaj ktheni thembrën në tokë
  • Përsëriteni këtë ushtrim 10-15 herë me secilën këmbë.

Ky ushtrim forcon këmbët tuaja dhe ju ndihmon në dhimbjet e gjurit.

2.  Ecja në gishta

Ky është një ushtrim i thjeshtë që mund ta bëni duke rregulluar shtëpinë tuaj ose duke bërë punët tuaja të tjera. Thjesht shëtisni rreth shtëpisë me gishta në një ritëm të shpejtë. Kjoo do të forcojë muskujt tuaj dhe do t’ju japë një stërvitje të vogël gishtërinjve dhe shputave.

Ecni në këtë mënyrë për 5 deri 15 minuta ose derisa të lodheni.

3. Sillja e nyjeve të këmbës

Që t’i forconi nyjet e dobëta duhet të bëni ushtrime si më poshtë:

  • Ulur poshtë ose duke qëndruar lart, ngrini një këmbë.
  • Ngadalë rrotulloje këmbën në një lëvizje rrethore.
  • Përsëriteni këtë 10 herë me secilën këmbë.

4. Trajnimi i rezistencës

Për këtë ushtrim do të ju nevojitet një shirit rezistent:

  • Vendosni shiritin në njërën këmbë të shtratit.
  • Vendosni një nga këmbët tuaja nën tjetrën, pak të vendosur në gju.
  • Ngadalë tërhiqni shiritin, duke e përkulur këmbën tuaj drejt tokës.
  • Përsëriteni këtë 10-15 herë në secilën këmbë.Kjo forcon muskujt e brendshëm dhe të jashtëm të kofshës.

5. Lojrat e shputës

Për të ushtruar këmbët tuaja çdo ditë ju mund të luani një lojë të quajtur “kapje”.

  • Shkundni gishtat tuaj më vete.
  • Vendosni një peshqir në dysheme dhe hypni mbi të gishtat.
  • Vendosni gurë në tokë dhe përpiquni t’i vendosni ato në një shportë duke përdorur vetëm këmbët tuaja.

6. Ecja me topa

Për t’i çlodhur dhe për të trajnuar shuptat e këmbëve tuaja:

  • Gjeni një top tenisi ose një top me diametër të ngjashëm.
  • Ulu në një karrige.
  • Vendoseni këmbën në top dhe luani me të.
  • Ngadalë shtyjeni topin me këmbën tuaj drejt këmbëve dhe pastaj prapa.Shijojeni masazhin!

 Bonus

Masazhi i këmbëve është përdorur në mbarë botën.

Nëse pas një dite të gjatë keni dhimbje të këmbëve masazhoni ato në bazë të pikavë sic janë në figurën më lartë për rreth 10 apo 15 minuta.

Nëse ky ushtrim nuk ju ndihmon vendosni në një jastak këmbët tuaja dhe pushoni.

Shpresojmë që do të ju ndihmojnë ushtrimet e lartë përmendura!

©Ndryshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *