Ushqimet që duhet t’i hani që trupi të ketë aromë të mirë

Rritja graduale e temperaturave shoqërohet me një fenomen që pakkush e ka qejf, djersitjen dhe erën e keqe të trupit.

Një rol të rëndësishëm luan faktori gjenetik, por nuk duhet të harroni se edhe ushqimet që hani çdo ditë mund të ndikojnë në këtë gjë.

Zbuloni listën e mëposhtme dhe shmangni këto ushqime nëse doni që trupi juaj të ketë aromë të mirë.

Birrë apo ujë?

food1

Një birrë pas një ditë të lodhshme në punë është gjithmonë një ide e mirë, por nëse do t’iu duhej të zgjidhnit ndërmjet saj dhe një gote me ujë, bëni mirë të zgjidhni këtë të dytën.

Uji ju ndihmon të mbani trupin të hidratuar, eleminon toksinat e ndryshme nga organizmi të cilat dalin në formën e urinës në ndryshim nga birra e cila duke qenë pije alkoolike avullon përmes poreve duke sjellë erë të keqe.

Kafe apo çaj bimor?

food3

Çajrat bimorë kanë në pëmbajtjen e tyre nivele të larta antioksidantësh, të cilët eleminojnë toksinat e ndryshme nga organizmi dhe detoksifikojnë atë.

Sasia e lartë e kafeinës që gjendet tek kafeja është një armik i trupit, kështu që tanimë e dini zgjedhjen që duhet të bëni.

Lulelakër apo mollë?

food4

Pavarësisht vlerave të shumta ushqyese si vitaminat, antioksidantët, përbërësit me veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale, lulelakra nuk është aspak një zgjedhje e mirë krahasuar me mollën.

Ajo ka në përmbajtjen e saj kolinë, një molekulë shumë e vogël të cilës shkencëtarët po i atribuojnë një rëndësi gjithnjë e më të madhe.

Në të vërtetë nuk bëhet fjalë për një vitaminë të grupit B, por për një faktor të ngjashëm me vitaminat pasi është lëndë ushqyese esenciale e cila mund të sintetizohet nga organizmi.

Por, studiuesit kanë pranuar gjithashtu që ajo përgjegjëse për erën e keqe të trupit.

 

Kungull apo portokall?

food5

Ashtu si lulelakra edhe kungulli, perimja aq shumë e dashur e stinës së dimrit, ka në përmbajtjen e saj kolinë. Kjo molekulë ushqyese esenciale metabolizohet në trajtën e trimetaliminës.

Kjo e fundit ka veti bazike të forta dhe shkakton erë të keqe.

Ndërkohë që agrumet përthithen më lehtë nga trupi dhe kanë efekt pastrues për organizmin.

Kos apo qumësht?

food2

Mos u habitni, edhe pse kosi është nënprodukt i qumështit, ai ndihmon trupin tuaj të mbajë gjithmonë erë të mirë.

Substancat aktive të pranishme në kos pakësojnë sasinë e përbërjeve sulfite që shkaktojnë aromë të pakëndshme.

Qumështi nga ana tjetër përmban kolinë që mund të shkaktojë erë të keqe të trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *