7 gjëra të vogla që zbulojnë karakterin tuaj

Ndonjëherë nuk e kuptojmë se disa gjëra të thjeshta mund të na zbulojnë esencën tonë të vërtetë, mirëpo për çudi jo të gjithë rreth nesh e vënë re këtë gjë.

Ne grumbulluam disa shprehi të thjeshta dhe të pafajshme që zbulojnë karakterin tuaj të vërtetë.

1. Shopingu

Image result for shopping

Shumica e blerësve ndahen në dy lloje, lloji i parë i studion në mënyrë aktive brendet dhe kërkon sa më tepër detaje para se të blejë çdo lloj produkti. Ata janë aq kurreshtarë saqë nuk pushojnë së kërkuari tërë informatat e mundshme për një produkt.

Lloji i dytë i blerësit nuk dëshiron të humbë në kohë dhe limitohet në disa informata sipërfaqësore dhe perceptohen si tejet joseriozë.

Lloji i parë i njerëzve veprojnë në këtë mënyrë edhe në jetën e përditshme. Do e dinë tërë tregimin tuaj para se të njiheni më mirë me ata. Lloji i dytë nuk janë aq observues, atje madje humbasin edhe nuanca të rëndësishme pasi që shikojnë vetëm sipërfaqen.

2. Dëshira për të mbajtur orë dore

Related image

Njerëzit që mbajnë orë dore janë më të ndërgjegjshëm dhe të përpiktë në orar sesa ata që zgjedhin të mos mbajnë një të tillë. Njerëzit që mbajnë orë mund të jenë të mbyllur mirëpo emocionalisht stabilë ndërsa ata që nuk mbajnë një nuk janë aq stabilë emocionalisht.

3. Shprehitë e të të ushqyerit

Image result for eating

Preferencat në ushqim tregojnë shumë për natyrën njerëzore: Impulsivët, më pak të hapur dhe më pak të ndërgjegjshëm preferojnë verë të ëmbël dhe rrallëherë konsumojnë fruta. Në të njejtën kohë, njerëzit më të qetë, më të hapur dhe më të ndërgjegjshëm preferojnë më tepër verën dhe me kënaqësi ia shtojnë frutat dietës së tyre.

4. Fjalët

Image result for words

Fjalët që përdorim në jetën e përditshme e karakterizojnë personalitetin tonë dhe nuk ka lidhje nëse i themi me zë apo i shkruajmë ato.

Njerëzit anksiozë dhe emocionalisht jostabilë përdorin fjalë që asocojnë në emocione negative ndërsa personat e hapur preferojnë të përdorin fjalë që paraqesin emocione pozitive. Njerëzit e ndërgjegjshëm përdorin fjalë që lidhen me arritje dhe shpesh njerëzit përdorin fjalë dhe fraza më të sofistikuara për të qenë më konciz.

5. Preferencat muzikore

Image result for music

Muzika që e dëgjoni mund t`u tregojë të tjerëve për veçantinë e psikikës suaj pasi që muzika ka efekt afatgjatë në tru. Njerëzit që preferojnë muzikë të zymtë dhe agresive përdorin këtë zhanër të muzikës për të shprehur parehatinë dhe nervozizmin e tyre. Njerëzit që preferojnë muzikë të qetë apo të shpejtë, janë më të lumtur. Kjo është ashtu pasi që procesi i të dëgjuarit të muzikës e ngrit disponimin dhe ka efekt afatgjatë në shëndetin tuaj.

6. Punët shtëpiake

Related image

Njerëzit që janë të lumtur kur hekurosin, lajnë enët dhe luajnë me fëmijët, janë më të lehtë për të komunikuar sesa ata që nuk i duan punët shtëpiake. Lloji i parë, lumturinë e të tjerëve e ka të rëndësishme andaj edhe preferojnë të kryejnë punët e shtëpisë sesa të humbin kohë në zënka rreth punëve të shtëpisë. Ata mund të jenë edhe më të mbyllur.

Personat e hapur zakonisht nuk duan të bëjnë punët e shtëpisë andaj preferojnë të pushojnë apo të takohen me miq.

7. Arti

Image result for art

Qëndrimi ndaj artit dhe të gjitha manifestimet e tij mund të zbulojë shumëçka për natyrën njerëzore. Njerëzit që preferojnë poezi, shkojnë në opera apo janë të kyçur në art- janë më të shoqërueshëm dhe më të hapur për gjithçka, përkundër atyre që e injorojnë artin që janë e kundërta e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *