Si t’a rrisni vajzën tuaj pa komplekse?

Rritja e vajzave është punë e vështirë sikur rritja e fëmijëve në përgjithësi, por bota do të përpiqet që t’i rris ato shumë shpejt. Është detyra juaj t’i mbani ato vajza sa më gjatë të jetë e mundur. Është detyra juaj të vendosni kufijtë mbi make up, rrobat e papërshtatshme dhe celularin.

1. Mungesa e dashurisë në fëmijëri

Image result for mom and daughter

Fjalët e thëna, mënyra dhe zëri si janë shprehur, por edhe mungesa e atyre që është dashur të thuhen, qortimet, vrazhdësia dhe ofendimet e fëmijës në komunikim (për shkak të sjelljes, por edhe pamjes!), mungesa e emocioneve dhe përkëledhjeve – në përgjithësi marrëdhënia ndaj fëmijës – e ndërton strukturën e personalitetit të tij.

Duke u rritur fillon të kuptojë më shumë dhe kjo strukturë plotësohet duke marrë dhe përvetësuar këshilla për atë se çka është e përshtatshme, tërheqëse, e dëshirueshme dhe çka nuk është.

 

2. Nëna si model kryesorë për sjelljen

Image result for mom and daughter

Personi kryesorë këtu është nëna – ajo është modeli i parë nga e cila thithim sjelljen ndaj vetëvetes dhe marrim shembullin e saj. Është e qartë se nëna e pasigurt e cila është e pakënaqur me pamjen dhe jetën e saj nuk mund ta rrisë fëmijën me karakteristika të kundërta.

Nëse fëmijës nuk i shprehim shpesh dhe qartë dashuri, nëse nuk vërejmë se çka është e mirë te fëmija, që e duam dhe e çmojmë, ai nuk ka rastin të zhvillojë marrëdhënien e pranimit dhe dashurisë ndaj vetëvetes.

3. Mos bëni krahasime

Image result for mom and daughter

Për këtë është me rëndësi të mos e krahasoni fëmijën tuaj me fëmijët tjerë, por thuani se e dashuroni dhe është i vlefshëm edhe kur bën diçka jo të mirë, edhe kur nuk e ka suksesin dhe kur ka peshë të vogël apo të tepërt.

Natyrisht se do ta paralajmëroni për sjelljen e papërshtatshme, notat e dobëta apo ngrënien e tepërt të sanduiçeve, por duke mos e lënduar me fjalë të papërshtatshme. Nëse fëmijën pas kësaj e puthni apo i thuani se e doni dhe se jeni krenarë me të pa marrë parasysh se çka ka bërë, vërejtja e shprehur më parë nuk do të ketë peshën e kritikës dhe nuk do ta lëndojë atë.

4. Të ekspozuarit në rreth dhe media

Image result for mom and daughter social media

Që fëmija, posaçërisht vajza, të bëhet e pasigurt në vetëvete dhe pamjen e saj dhe se ka pasqyrë të keqe për veten, plotësisht “ndihmojnë” edhe bashkëmoshatarët e tij, lojërat dhe lodrat (kujtojeni vetëm Barbikën) si dhe bota e mediave.

Mediat janë të mbushura me modele femrash të cilat më së shumti nuk janë reale dhe tërheqshmëria, vlefshmëria dhe suksesi i të cilave krahasohet me pamjen fizike dhe tërheqshmërinë seksuale të tyre.

Ndikimi i tyre, posaçërisht i yjeve muzikorë, është i theksuar që në moshën parashkollore, kur vajzat fillojnë t’i imitojnë, kurse intensifikohet në moshën e adoleshencës, gjatë së cilës krijohet identiteti, kurse pamjet e dëshirueshme dhe të pranueshme të feminitetit mund në këtë proçes të kanë rol të rëndësishëm.

5. Bazë e mirë për jetë

Image result for mom and daughter social media

A është ende e mundur të edukosh një vajzë për ta dashur veten dhe të jetë e kënaqur me pamjen e saj dhe për ti dhënë një bazë të mirë të brendshme për jetën e saj të mëvonshme, sidomos në botën e sotme mediat e të cilës janë hiperseksualizuar, me theks në trup?

Rrethi kryesisht do ti pengojë prindërit dhe gjatë edukimit duhet në njëfarë mënyre ti kundërshtojnë. Por çdo prind, para se gjithash, duhet ta dijë se faza të pakënaqësisë dhe pasigurisë te fëmijët megjithatë duhet të ekzistojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *