Si t’a harroni të kaluarën?

1. Shprehni ndjenjat tuaja për të kaluarën

Bisedoni me një mik, një anëtar të familjes ose një psikolog për ndjenjat tuaja. Do t’a keni më të lehtë që ti harroni ato.

2. Fale dhe harroje të kaluarën

Nëse ju lëndon dicka nga e kaluara është mirë ta falni dhe ta harroni atë. Për ndryshe ju kurrë nuk do të mund të vazhdoni tutje. Nëse vazhdimisht fajësoni dikë për të kaluarën, ju nuk do të mund ta jetoni të tashmen.

3. Fokusohuni në gjërat që ju bëjnë të lumtur

Ju nuk mund ta ndryshoni të kaluarën ose shqetësoheni për të ardhmen, prandaj mos u ndalni në të. Mendoni për gjërat e lumtura që po ndodhin tani.

4. Bllokoni kujtimet nga e kaluara

Nëse të gjitha përpjekjet nuk kanë funksionuar, provoni të bllokoni kujtimet tuaja. Kjo metodë do të ju qetësojë mendjen.

5. Rrëfehuni tek dikush që ju i besoni

Duke folur për atë që ju ka ndodhur është një pjesë e rëndësishme e shërimit. Sigurohuni që personi me të cilin po flisni mund t’a kuptojë se kjo është e rëndësishme.

6. Bëhu i vetëdijëshëm për gjërat që të rrethojnë

Bëni një përpjekje të vetëdijshme për t’i kushtuar vëmendje çdo aspekti të jetës suaj të tanishme. Për shembull, bëni një shëtitje dhe shikoni gjithçka rreth jush. Nëse jeni jashtë, shikoni pemët, terrenin dhe të gjithë peizazhin. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni të përqendruar në të tashmen dhe të jeni të vetëdijshëm për rrethanat tuaja aktuale.

7.Ndryshoje rutinën

Rutina mund të jetë faktori më i madh që ju mbanë në të kaluarën. Ndryshojeni atë dhe provoni gjëra të reja. P.sh: Në vend se të shkoni në një destinacion me veturën tuaj, provoni të ecni.

8. Kushtoji vëmendje momenteve të qeta

Mund të jeni në linjë në supermarket ose të prisni dritën e kuqe në makinën tuaj. Gjatë këtyre momenteve, kundërshtoni dëshirën për të parë telefonin tuaj dhe në vend të saj vini re gjërat rreth jush. Do të ndiheni më të qetë.

Është e rëndësishme të punoni me veten tuaj për të harruar të kaluarën. Për ndryshe ju nuk do të mund të jetoni të tashmen.

Nëse ke gjetur vlerë mbi këtë informacion, ju lutem shpërndaje që të inspirosh tjetrin.

/Ndryshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *