Si t’ju zë gjumi më shpejtë dhe më lehtë?

T’ju zë gjumi nuk është gjithmonë e lehtë. Mendimet, shqetësimet dhe sikletet ndonjëherë prishin gjumin dhe rahatinë tonë në shtrat.

Nëse keni problem që t’ju zë gjumi, atëherë ndiqni këshillat e më poshtme që ne u’a rekomandojmë:

1. Arratisuni në imagjinatën tuaj


Futeni mendjen në një gjendje relaksuese. Imagjinoni veten sikur jeni në një vend përrallorë të natyrës, apo cfarë do lloj imagjinate që ka të bëjë me qetësinë.

2. Praktikojeni “Metodën 4-7-8”

– Vendoseni majën e gjuhës mbrapa dy dhëmbëve të parë
– Lëshoje të gjithë frymën
– Mbylle gojën
– Merr frymë me hundë përgjatë 4 sekondave
– Mbaje frymën 7 sekonda
– Lëshoje frymën me gojë përgjatë 8 sekondave
– Përsërite deri sa t’ju zë gjumi

Kjo është njëra ndër metodat më të suksesshme të frymëmarrjes për t’ju zënë gjumi.

3. Veshni çorape

Këmbët e ngrohura ju vënë në gjumë më shpejtë. Nëse keni problem që të vishni çorape kur flini, atëherë mbusheni një shishe me ujë të ngrohtë dhe mbajeni afër këmbëve.

4. Bëni zgjatje 15 minuta para se të flini

Me dorën tuaj prekni gishtat e këmbës. Bëni zgjatjet që ju relaksojnë muskujt tuaj. Kur muskujt janë të relaksuar, ju do të flini shumë shpejtë.

5. Largohuni nga rrjetet sociale dhe nga ekranet një orë para se të flini

Drita blu e ekranit prish proceset psikologjike të cilat ndihmojnë që ju të flini. Rreptësisht është e ndaluar që të përdorni telefonit përderisa jeni në shtrat.

6. Mos pini kafe apo alkool pas orës 19:00

Kafja dhe alkooli ndërprejnë prodhimin e hormonit të gjumit. Përderisa disa njerëz mendojnë që alkooli i ndihmon të flejnë, gjumi i tyre nuk është kualitativ dhe i shëndetshëm.

7. Mos flini gjatë ditës

Nëse keni nevojë për një sy gjumë gjatë ditës, atëherë flini vetëm 15 minuta. Nëse e vazhdoni gjumin më shum se 30 min apo një orë,atëherë do të keni probleme të flini në mbrëmje.

8. Bllokoni mendimet negative

Të gjithëve na ndodh që ndonjëherë të mos na zë gjumi për shkak të mendimeve absurde që kemi. Mundohu që mos t’i luftosh këto mendime, bllokoj dhe ikju atyre.

Nëse gjete vlerë tek ky informacion, shpërndaje tek tjetri!

©Ndryshe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *