8 shenja që ke një personalitet të fuqishëm

Kur njerëzit takojnë dikë me personalitet të fortë, ata nuk e kuptojnë se me çfarë lloj personi kanë të bëjnë.

Disa njerëz mendojnë që ti dominon, të tjerë mendojnë se je i rëndë. Por asnjë prej këtyre nuk është e vërteta.

1. Ju nuk i duroni dot justifikimet

Image result for alone

Personalitetet e forta nuk i durojnë dot justifikimet. Kur keni personalitet të fortë, nuk je i gatshëm të dëgjosh njerëz që harxhojnë kohë duke u ankuar për atë që mund të bëjnë.

Ju preferoni më shumë të përqëndroheni tek ajo që mund të bëni dhe si mund ta bëni, duke kapërcyer pengesat. Mos vër veten në dyshim, përse nuk justifikoheni. Mund të ketë shumë arsye përse mund të mos e bëni dot diçka, por ka shumë më tepër arsye përse mund ta bëni.

2. Ju jeni i kujdesshëm për njerëzit që lejoni të hyjnë në jetën tuaj

Image result for self control

Si person i fortë, ju nuk prisni që të tjerët t’ju thonë se kush jeni, çfarë jeni apo çfarë mund të bëni. Ju e dini që disa njerëz kanë nevojë ta bëjnë këtë gjë për t’u ndierë mirë me veten.

Ju e dini gjithashtu se disa njerëz kanë nevojë të dëgjojnë disa gjëra, për t’u ndjerë të plotësuar. Edhe nëse nuk e dini ende saktësisht se kush jeni, ju e dini se nuk keni nevojë për një të dashur, shef, shok, apo anëtar të familjes që t’ju thotë se çfarë jeni në gjendje të bëni, këtë mundeni që ta gjeni vetë.

3. Ju i urreni bisedat e kota

Related image

Bisedat e kota, sa për të shtyrë kohën janë të tmerrshme. Nëse keni personalitet të fortë, atëherë keni shumë ide.

Ju nuk doni të harxhni kohë duke folur për njerëzit, kur mund të jeni duke ndryshuar botën. Mund të ndiheni sikur nuk jeni të zotë për këto gjëra. Por kjo s’është e vërtetë. Çdokush mund të merret me biseda të kota. Ajo që ndiheni është parehatia, sepse këto biseda të harxhojnë kohë dhe qeliza të trurit.

4. Nuk e duroni dot marrëzinë, idiotësinë dhe injorancën

Image result for ignorant person

Personalitetet dominues vijnë nga një mungesë ndikimi ose dije. Personalitetet e forta janë rezultat i të qënurit njerëz që mendoni dhe të mirë informuar. Ka një dallim të madh mes të dyve.

Duke qenë se keni harxhuar kohë dhe përpjekje që ta përdorni për mirë mendjen tuaj, ju e urreni kur njerëzit bëjnë gjykime të çastit, për gjëra për të cilat nuk dinë asgjë.

Kjo është ndoshta cilësia juaj më e mirë, por jo sepse mund ta përdorni dijen tuaj për të influencuar nejrëzit. Kjo ndodh sepse mund ta përdorni për të inkurajuar nejrëzit që të mendojnë atë që thonë, para se të hapin gojën.

5. Ju dini si të dëgjoni

Image result for listening

Njerëzit me personalitet të fortë dinë si të dëgjojnë. Mund të mendoni se njerëzit e vlerësojnë këtë gjë. Por në të vërtetë, të dëgjohesh dhe inkurajohesh janë gjëra që në fakt i tmerrojnë njerëzit që nuk janë mësuar.

6. Ju nuk keni nevojë për vëmendje

Image result for attention person

Duke patur këtë lloj personaliteti, ju nuk keni nevojë për vëmendje. Shumica e njerëzve që takoni, mendojnë se ju lulëzoni prej kësaj, por nuk është e vërtetë. Eshtë thjeshtë që personaliteti juaj i tërheq njerëzit drejt jush.

Ju bëni miq jo sepse doni ta bëni, por sepse njerëzit kanë nevojë të kenë përreth njerëz si ju.

7. Ju nuk keni frikë

Related image

Dakord, kjo nuk është e vërtetë. Ndoshta ka një gjë nga e cila keni frikë. Por dallimi mes jush dhe njerëzve të tjerë është se ju nuk e lejoni frikën të diktojë mënyrën si e jetoni jetën.

8. Ju e shihni pasigurinë si shans

Image result for insecure person

Pasiguria për ju është një shans për të bërë më mirë. Ju e dini se nuk jeni i përsosur, por nëse nuk po përpiqeni që të msëoni dhe zhvilloheni, pavarësisht rrezikut se mos dukeni si budalla, atëherë nuk po jetoni.

Ju thjeshtë po ekzistoni. Thonë se kushdo është i pasigurtë dhe mbase është e vërtetë. Por çdokush duhet të mos lejojë që kjo pasiguri t’i ndalojë të jetojnë jetën.

Sigurisht, disa njerëz mendojnë se personat me personalitet të fortë janë të vështirë për shoqëri. Por ju jeni i vështirë për shoqëri pikërisht sepse sfidoni të tjerët, që të jenë versioni më i mirë i vetvetes!

Shpërndaje me mikun që posedon këto veti!

©Ndryshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *