Si të jeni optimistë gjatë ditës?

Njerëzit pozitivë kanë më shumë mundësi të arrijnë sukses në jetë. Që nga mendimi deri te përpjekjet e vazhdueshme. Këshilla për të menduar pozitivisht i shoqëron njerëzit vazhdimisht gjatë jetës, por përtej sugjerimit, përse duhet që njerëzit të jenë optimistë?

Si fillim, duhet të dini se duke menduar pozitivisht, ju nuk mendoni negativisht, pra nuk jeni zemërakë apo në depresion. Kjo është një arsye shumë e mirë në vetvete.

1. Mos humbni kohë me thashetheme

Image result for gossip

Kupto se secili ka jetën e vet dhe mund ta jetojë si të dojë. Ti përqendrohu tek jeta jote dhe përpiqu ta jetosh atë në mënyrën që do.

2. Jini vetvetja

Image result for be yourself

Nuk ia vlen të imitosh të tjerët, pasi në fund do të harrosh edhe kush je në të vërtetë. Ji ai/ajo që do të jesh dhe do e kuptosh që të gjithë ata që do të qëndrojnë pranë, do të jenë ata që do të vlerësojnë për atë që je.

3. Përqafoni të paktën tre njerëz në ditë

Image result for hugs

Mos u ndje në siklet nga ata. Nëse je i gëzuar, apo në një situatë të trishtë, dhuro përqafime. Do të ndjehesh mirë vetë dhe do ta bësh të ndjehet mirë edhe personin që do të përqafosh.

4. Bëni një akt mirësie çdo ditë

Image result for make someone happy

Jepi dikujt në nevojë ndonjë monedhë. Dhuro libra. Dhuro veshje që nuk të duhen më. Bëje dikë të lumtur me një akt sado të vogël mirësie nga ana jote.

5. Mos debatoni me nerva

Image result for debating

Është e kotë të debatosh gjithë kohës. Atë që mendon, mund ta thuash edhe me qetësi dhe fjala jote të dëgjohet prej të gjithëve. Mos mendo se duke ngritur zërin do të bësh ndryshim. Fjala jote mund të ketë peshë edhe e thënë qetë.

6. Buzëqesh kudo ku të jesh, nuk ka rëndësi ambienti

Image result for happy smiling

Nëse thuhet diçka për të qeshur, mos ngurro edhe të qeshësh me gjithë shpirt, pasi kështu do të ndihesh shumë më mirë përgjatë gjithë ditës.

7. Luani si një fëmijë

Image result for adults playing

Mjaft ece me kompleksin e moshës. Mosha është thjesht një numër. Dil ndonjëherë nga klishetë dhe normat shoqërore dhe kënaqu. Nxirre në jetë fëmijën që ekziston brenda teje.

8. Jini aktiv

Image result for be active

Nuk ke për të fituar gjë duke ndenjur shtrirë e duke pritur që gjërat të rrjedhin vetë për ty. Çohu, dil nga zona jote e rehatisë dhe merru me diçka, çfarëdo gjëje qoftë ajo. Vetëm ji aktiv. Jeta sedentare dhe dëshira për rehati janë armiqtë më të mëdhenj të suksesit.

9. Qetësohuni

Image result for relaxing

Pas një dite të lodhshme, mos harro edhe të pushosh. Duhet të marrësh energji për ditët në vijim dhe të mos tregohesh i/e ashpër me veten duke mos i lënë mundësi vetes të pushosh.

10. Ji i vendosur

Image result for determined

Është e kotë të pretendosh se mund të arrish shumë, nëse nuk merr masat e duhura për të arritur atje ku dëshiron. Vendosi vetes objektiva dhe puno fort për t’i realizuar ato. Ti mund t’ia dalësh mbanë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *