Pse ndjenja e dhembshurisë është ndjenjë e mirë?

Në çastet më kritike të jetës sonë, prania dhe kujdesi i vetëm një personi mbështetës mund të jetë transformues. Studiuesit e psikologjisë gjithmonë kanë pyetur rreth dhembshurisë: Çfarë është ajo? Cilat janë përfitimet? Si mund ta nxisim atë?

Bazuar në një rishikim të studimeve për dhembshuri, këto janë 5 arsyet se pse ndjenja e dhembshurisë është e mirë:
1. Vuajtja jonë njihet dhe pranohet
Image result for compassion
Mirësia fillon me gatishmërinë për të parë dhimbjen e dikujt tjetër. Në vend që të largohesh, të mohosh dhimbjen, ose të zgjedhësh ta injorosh, ne pranojmë përvojën e personit. Kjo njohje na bën të ndihemi më pak të vetëm në vuajtjet tona.
2. Ne e kuptojmë universalitetin e vuajtjeve njerëzore
Related image
Një pjesë e dhembshurisë ka të bëjë me të kuptuarit se në një moment, të gjithë të lëndojnë. Në këtë mënyrë dhimbja është e ndërlidhur. Ndërsa dhimbja është një përvojë personale, ajo është gjithashtu një pjesë e përbashkët dhe e pashmangshme e të qenit human. Kështu ne ndjejmë një bashkim të mëtejshëm me të tjerët në njohjen e përbashkët se dhimbja është pjesë e ekzistencës sonë.
3. Ka një përgjigje emocionale për vuajtjet tona
Related image
Dhembshuria nuk është thjesht të dish se një person tjetër është në dhembje. Kjo shoqërohet me një komponent emocional, Është ngushëlluese të ndiesh zemrën e një personi tjetër të bashkohet me tonën.
4. Dhembshuria kërkon tolerimin e ndjenjave të pakëndshme
Image result for compassion hug
Të ndiesh dhimbjen e tjetrit nuk është e lehtë. Duhet punë emocionale për të qenë në gjendje për të përballuar dhimbjen e një personi, në vend që të largohemi ose të përpiqemi ta mohojmë atë në njëfarë mënyre (p.sh. duke fajësuar personin për shqetësimin e tyre). Kur e shohim se një person është i aftë të kuptojë dhimbjen tonë, atëherë edhe ne jemi më të aftë të përballojmë shqetësimin tonë.
5. Ka një motivim për të lehtësuar vuajtjet tona
Related image
Dhembshuria përfshin ndjenjat, por jo vetëm. Ne ndoshta nuk do të ndihemi shumë falenderues ndaj dikujt që shpreh keqardhje për ne, por që nuk është i gatshëm të ndihmojë. Kur i përgjigjemi tjetrit me dhembshuri, ne kemi motivim për të vepruar. Si rezultat, dhembshuria që mund të ndjejë një personi tjetër për ne mund të përmirësojë situatën tonë dhe kështu ndihemi më mirë vetëm duke e ditur se dikush po përpiqet të na ndihmojë.
Shpërndaje me mikun që të mbështetë gjithmonë!
©Ndryshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *