Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse ecni çdo ditë

Ecja është një ndër aktivitetet që preferohet më së shumti, përpos përfitimeve fizike që sjell ecja, ajo sjell edhe shumë të mira shëndetësore.

Ja se cilat janë ato dobi:

1 .Luftoni gjenet të cilat promovojnë shtimin e peshës

Image result for fat

Hulumtuesit e Harvardit studiuan 32 lloje të gjeneve të cilat promovojnë shtimin e peshës tek 12.000 individ, për të përcaktuar sa i madh është kontributi i tyre në peshën trupore.

Ata zbuluan se tek ata individë, të cilët bëjnë ecje të shpejtë për të paktën 1 orë në ditë, efekti i këtyre gjeneve ishte më i vogël.

2. Shmang diabetin

Image result for diabet

Studimet e reja kanë gjetur se ecja parandalon diabetin e tipit 2. Rezistenca e insulinës është një parashikues i kësaj sëmundjeje, madje edhe tek njerëzit me nivele normale të glukozës.

Studimi i fundit i kryer nga shkencëtarët britanikë zbuloi se njerëzit me diabet kanë arritur të stabilizojnë sheqerin në gjak vetëm duke ecur.

3. Lehtëson dhimbjen e nyjeve

Image result for junction foot

Disa studime kanë zbuluar se ecja zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti dhe ecja e afërsisht 10 km në javë parandalon formimin e artritit në veçanti.

4. Largon medikamentet

Image result for medicaments

Studimet e fundit të kryera nga shkencëtarët amerikanë kanë gjetur se njerëzit që ecin në orët e mëngjesit ose të mbrëmjes përdorim më pak medikamente se sa njerëzit që janë pasiv.

5. Parandalon kancerin e gjirit

Image result for breast cancer

Gratë që ecin rregullisht pasi janë diagnostifikuar me kancer të gjirit kanë gjasa të mbijetojnë sëmundjen.

Studiuesit nga Univeristeti Yale theksojnë se gratë që merren me ushtrime fizike, duke përfshirë ecjen ka gjasa të parandalojën kancerin e gjirit.

6. Parandalon sëmundjet e zemrës

Image result for heart attack

Ecja e shpejtë për vetëm 30 minuta në ditë, mund të ul ndjeshëm sëmundjet e zemrës, thonë studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut.

Studimet kanë gjetur se burrat dhe gratë që ecin vazhdimisht kanë një rrezik 40% më të ulët të preken nga sëmundjet e zemrës.

 

7. Jeni më pozitiv

Image result for positive

Të ecni për rreth 40 minuta në ditë po ashtu ndikon edhe në shëndetin tuaj mental. Andaj personat që ecin të paktën 4 herë në javë, janë më pozitiv dhe më të motivuar në ambientin e punës, kështu duke u bërë me produktiv se të tjerët.

Shpërndaje me mikun që ecni së bashku!

©Ndryshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *