Si të mos shqetësoheni për gjërat që nuk mund t’i kontrolloni?

Gjatë ditës ka momente kur ne shqetësohemi për gjërat që nuk mund t’i kontrollojmë. Dhe në disa raste këto shqetësime prishin ditën tonë. Situata bëhet edhe më e vështirë sidomos kur këto shqetësime vijnë për shkak të gjërave që nuk mund t’i kontrollojmë.

Më poshtë kemi zgjedhur disa metoda se si të mos shqetësoheni për gjërat që nuk mund t’i kontrollojmë:

1. Pyete veten “A mund t’a kontrolloj unë këtë situatë”?


Kur e gjeni veten të brengosur, merrni një minutë kohë për të shqyrtuar gjërat në të cilat mund të keni kontroll. Ju nuk mund ta pengoni një stuhi të vijë, por ju mund të përgatiteni për të. Ju nuk mund të kontrolloni se si dikush tjetër sillet, por ju mund të kontrolloni reagimin tuaj.

2. Fokusohuni në gjërat që ju keni ndikim

Ju mund të influenconi njerëzit dhe rrethanat, por nuk mund t’i detyroni gjërat të shkojnë në rrugën tuaj. Për të pasur ndikimin më të madh, përqëndrohuni në ndryshimin e sjelljes suaj. Bëhu një model i mirë dhe vendosni kufij të shëndetshëm për veten tuaj.

3. Identifikoni frikësimet tuaja

Pyesni veten se nga çfarë keni frikë . A po parashikoni një rezultat katastrofik? A keni dyshime në aftësinë tuaj për të përballuar zhgënjimin?

Zakonisht, skenari më i keq nuk është aq tragjik sa mund të parashikosh. Ka një shans të mirë që je më i fortë se sa mendon.

4. Pranoje se nuk je i përkryer

Të pranoni se nuk jeni i përsosur do të ju heq një barrë të rënda nga shpatullat. Faktikisht ky është hapi i parë që duhet të bëni dhe më pas ju nuk do të shqetësoheni për gjërat që nuk mund t’i kontrolloni. Ky hap poashtu është i rëndësishëm për të gjetur paqen.

5. Pranoje ndryshimin

Cdo gjë rreth teje ndryshon me kalimin e kohës. Miqtë apo familjarët, të gjithë ndryshojnë. Prandaj pranoje ndryshimin dhe jepni më të mirën nga vetja juaj. Por mos harro që të ndryshosh për të mirë.

6. Krijo një plan për të menaxhuar stresin dhe mendimet negative
Related image
Shkruani mendimet negative dhe gjërat që ju shqetësojnë më së shumti. Mundohu që të jesh i vetëdijshëm momentin që mendimet negative të ngacmojnë, kështu do të mësohesh që t’i bllokosh ato. Nëse përdorë vazhdimisht këtë metodë, mendimet negative do të fillojnë të zbehen e më pas të zhduken përgjithmonë.

Nëse gjete vlerë në këtë informacion, shpërndaje me dikë që i nevojitet!

©Ndryshe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *