Cilat janë dobitë shëndetësore të hurmës?

Hurmat kanë një spektër vlerash shëndetësore e nutritive dhe për këtë arsye thuhet se është pema më e shëndetshme e planetit.

1. Burim i shkëlqyer i hekurit

Image result for iron in

Pacientët anemikë do të duhej të hanin sa më shumë hurme, meqë ato janë burim i shkëlqyer i hekurit. Rreth 100 gram hurma përmbajnë rreth 0,90 mg hekur, që është rreth 11 për qind të sasisë së nevojshme ditore.

Hekuri, si pjesë e hemoglobinës brenda rruazave të kuqe të gjakut, përcakton bartjen e oksigjenit në gjak. Më së shumti nevojë për hekur kanë fëmijët në pubertet dhe të shtatzënat.

2. Ndalin barkqitjen

Image result for diarrhea

Hurmat përmbajnë kalium, që është i dobishëm për ndaljen e barkqitjes. Përveç kësaj, hurmat ndihmojnë që flora e kuqe e zorrëve të përtërihet sa më shpejt. Duke marrë rregullisht hurma do t’iu lehtësoni zorrëve të krijojnë baktere të mira.

3. Rregullojnë peshën e trupit

Image result for weight of body

Për shkak të përmbajtjes së lartë të materieve ushqyese, hurmat krijojnë të njeriu ndjenjën ngopjes dhe ndihmojnë uljen e peshës. Nëse i hani hurmat kur keni stomakun e zbrazët, ato rregullojnë punën e zorrëve dhe organizmit i japin sheqerin e nevojshëm.

Hurmat nuk kanë kolesterol, por përmbajnë mjaft sheqer, kështu që nga konsumimi i tepruar i hurmave do të mund të trasheni. Një kilogram hurma përmban rreth 3.000 kalori, që përbën minimumin e nevojave ditore të njeriut që është aktiv gjatë gjithë ditës.

4. Ulin kolesterolin

Related image

Hurmat kanë aftësinë për të ulur nivelin e LDL-së, kolesterolit të keq në trup. Prandaj është ushqim i veçantë për njerëzit me kolesterol të lartë, që shkakton shtresa yndyrore në arterie , të cilat krijojnë droçka gjaku dhe sëmundje të tjera të zemrës.

5. Forcojnë zemrën

Image result for strength heart

Personat me zemër të dobët mund ta përdorin këtë pemë të jashtëzakonshme. Në mbrëmje hurmat të futen në ujë me fara.

Në mëngjes farërat të largohen nga hurmat, të bluhen mullirin përkatës bashkë me ujin në të cilin kanë qëndruar gjatë natës. Ky ilaç natyral të konsumohet disa herë gjatë ditës për ta forcuar zemrën.

6. Mbrojnë nga ataku në tru

Image result for attack in brain

Një nga përparësitë kryesore të hurmave është aftësia e tyre për rregullimin e punës së sistemit nervor, në saje të përmbajtjes së pasur të kaliumit. Hulumtimet kanë treguar se marrja e një sasie të madhe kaliumit (rreth 400 mg) mund të zvogëlojë rrezikun nga ataku në tru për 40 për qind.

Shpërndaje me dikë që i ha shumë hurmet!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *