Si t’i mbijetoni jetës universitare?

Shpesh universiteti, sidomos viti i parë konsiderohet të jetë një sfidë e vërtetë për studentët e rinjë. Andaj, më poshtë po ju ofrojmë disa këshilla të vlefshme për të mësuar se ta përmballoni më mirë universitetin dhe sfidat që sjell ai.

1.Ditët e fillimit

Image result for First day university
Dr. Julie Hulmena tregon se shumë studentë ballafaqohen me sfida në fillim të universitetit. Ajo sugjeron adaptimin sa më të shpejtë me jetën universitare dhe ndërtimin e marrëdhënieve të reja. ” Mos shkoni në shtëpi çdo fundjavë dhe shpenzoni sa më shumë kohë për të njohur studentë të tjerë “, këshillon me tutje Dr.Hulmena.

2. Përveç se të lexoni- mësoni

Image result for First day university
Derisa leximi është thelbësor për arsimin, është e rëndësishme të mësohet edhe si të lexohet mirë dhe thellë. Dr. Paul Hutchins thotë se: “Mësimi nuk ndjek domosdoshmërisht leximin. Hulumtimet sugjerojnë se ne duhet të jemi të motivuar dhe t’i kushtojmë vëmendje, në mënyrë që të marrim informacionin. Kujtojani vetes pse po lexoni, ndaluni e pyesni veten nëse e keni kuptuar dhe si mund ta lidhni atë që lexuat me gjërat që ju interesojnë”.

3. Bëni qëllimet tuaja të vogla dhe të tretshme

Image result for at university
Dr Rebecca Sharp thotë, se: “Është një ide e mirë për të përcaktuar qëllimet që bazohen në detyra dhe jo në kohë. Qëllimet arrihen më lehtë kur të ndani një detyrë në pjesë më të vogla dhe vendosni se sa do të bëni atë ditë dhe jo sa kohë do të shpenzoni duke e bërë atë’’.

4. Mos vuani në heshtjeImage result for at university

Dr. Alana James thotë se: “Derisa mësimi i pavarur në universitet është i rëndësishëm, kjo nuk do të thotë se mbështetja nuk është në dispozicion për studentët. Nëse jeni të mbërthyer me diçka, përpiquni të gjeni përgjigjen për veten tuaj, provoni burime të ndryshme dhe provoni t’i kërkoni ndihmë bashkëmoshatarëve tuaj ose një anëtari të stafit.”

5. Ndiqni shumicën e leksioneve

Image result for at university

Jacqui Taylor nxori në pah përfitimet e shumta të pjesëmarrjes në leksione. “Forma e leksioneve ka ndryshuar rrënjësisht. Tani ligjëruesit përdorin teknologji, duke i bërë ligjëratat më atraktive.

6. Një kohë e paharrueshme

Image result for at university

Vitet e tua të universitetit me shumë gjasë do të jenë pjesë e kohërave të paharrueshme që do të keni. Dr Catherine Loveday, thotë: “Koha juaj do të fluturojë, por kërkimet tregojnë që në vitet në vijim, ju do të riktheheni për t’i kujtuar këto ngjarje, në atë që psikologët e quajnë një përplasje reminishencë”. Pra, plotësoni jetën tuaj universitare me gjëra të paharrueshme, pushoni, argëtohuni dhe bëni maksimumin e saj.

Këshillë: Nëse një ditë dëshironi të keni një kujtim të pasur dhe pozitiv të jetës suaj universitare, atëherë shfytëzoni çdo mundësi për të bërë gjëra të paharrueshme!

Shpërndaje me shokun që do të studioni bashkë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *