Çfarë duhet të bëni kur njerëzit iu kritikojnë?

Shefi Ekzekutiv i “Amazon”, Jeff Bezos, ka pjesën e tij të njerëzve që e dashurojnë, pasi tashmë “Amazon” sapo ka regjistruar shitjet më të mëdha ndonjëherë. Por ai gjithashtu ka pjesën e tij të njerëzve që e urrejnë guximin e tij.

Vetëm shkruani në Google “të këqijat për Jeff Bezos” dhe mund të lexoni për orë të tëra. Ish-punonjësit, analistët, ekspertët dhe gurutë e lidershipit kanë të gjithë perspektivën e tyre nëse Bezos është një gjeni i mirë apo i keq.

Por, si i trajton Jeff Bezos kritikat?

Image result for criticism

Ai kohët e fundit shpjegoi perspektivën e tij në Konferencën Recode për intervistuesin Walt Mossberg.

Së pari, thotë ai, kuptoni se njerëzit që nuk krijojnë valë nuk kritikohen kurrë. Së paku kuptoni se duke u kritikuar, nënkupton se ju jeni ende në lojë. “Nëse bëni diçka interesante në botë, do të merrni kritika. Nëse nuk mund t’i toleroni kritikët, atëherë mos bëni asgjë të re apo interesante”, tha ai me një buzëqeshje.

Hakmarrje? Nuk ia vlen.

Image result for criticism

“Le të themi se dikush ju bën keq. A është kjo mënyra se si ju doni të kaloni kohën tuaj? Shumica e njerëzve duan të tërhiqen, të marrin frymë thellë dhe të vazhdojnë të bëjnë gjëra të mëdha – të bëjnë gjëra të mahnitshme në të ardhmen”. Edhe nëse ajo që thuhet është krejtësisht e gabuar, ai tregon një nga thëniet e tij të preferuara: “Kërko hakmarrje dhe ju do të gërmoni dy varre – njëri do të jetë për veten tuaj.”

Injoroni kritikat

Image result for criticism

Ai këshillon që “mbrojtja më e mirë për fjalët që nuk ju pëlqejnë për veten tuaj është që të mos i merrni fare parasysh ato. Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit që të flasin për ju. Ecni përpara, nuk ja vlen që të humbisni çaste nga jeta juaj.

Këshilla ime nëse dikush ka shkruar diçka dhe ka lënduar ndjenjat tuaja, është që të qëndroni në një cep të rrugës dhe të shikoni të gjithë njerëzit tek kalojnë pranë. Vë bast se asnjë prej atyre njerëzve nuk po mendon për ju.”

Merrni parasysh se si do të ishte jeta, nëse mund t’ua mbyllnit gojën të gjithë armiqve tuaj

Image result for criticism

“Çështja përfundimtare,” thotë ai, “duhet të mbani mend gjithmonë se në këtë vend liria e fjalës është e mbrojtur me anë të kushtetutës dhe normave tona kulturore. Ju nuk do të dëshironit që ta zhduknit lirinë e fjalës dhe të krijonit një klimë frike dhe ftohjeje për t’iu respektuar. Më e rëndësishmja që duhet të mbani mend është se fjalimi më i bukur nuk ka nevojë për mbrojtje. Është gjuha e shëmtuar ajo që ka nevojë për mbrojtje.”

“Nëse kthehemi mbrapa dhe mendojmë se në çfarë shoqërie bëjmë pjesë, do të kuptojmë se pjesa më e madhe do thonë gjëra me të vërtetë të shëmtuara. Ju nuk keni pse t’i ftoni këta persona në darkat tuaja, por përkundrazi duhet t’i lejoni që ata të thonë atë që mendojnë.”

Shpërndaje me dikë që ka nevojë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *