6 mësime të rëndësishme që duhet t’ua mësoni fëmijëve

Ne të gjithë duam më të mirën për fëmijët tanë. Ne duam që ata të jetojnë gjatë dhe të lumtur, por fatkeqësisht, nuk ka mënyrë për ta garantuar atë.

Edhe pse mund të paragjykohem duke qenë vetë ndërmarrës, e shoh ndërmarrësinë si një rrugë të shkëlqyer për të arritur shumicën e qëllimeve. Krijimi i biznesit tuaj ju jep një rrugë për të krijuar pasuri, për të krijuar kënaqësi duke krijuar diçka të vlefshme, për të krijuar pavarësinë për të marrë vendimet tuaja dhe për të udhëhequr fatin tuaj.

Këtu janë gjashtë mësime të cilat duhet t’ua mësoni:

“Potenciali yt është i pakufizuar’’

Pavarësisht se a po provoni të fitoni më shumë të ardhura ose thjeshtë të fitoni më shumë ndjekës në media sociale, nuk ka ndonjë limit në atë që mund të arrini nëse tregoheni të vëmendshëm. Ky është një mësim të cilin duhet t’ua kaloni fëmijëve, pavarësisht se ku drejtohen në jetë.

Vizionet e mëdha dhe qëllimet ambicioze ju bëjnë të punoni më shumë dhe në fund ju bëjnë të arrini më shumë në jetë. Nëse keni ngecur duke besuar se jeni të pavlefshëm për nivele të caktuara të suksesit, ose se është e pamundur të ndiqni ëndërrat tuaja, ky bëhet një besim vetë-përmbushës. Mësojuni fëmijëve tuaj se ata mund të bëjnë gjithçka nëse punojnë mjaftueshëm.

“Dështimi është në rregull”

Një studim nga një grup i studiuesve francezë sygjeron se nëse iu thoni fëmijëve se është në rregull nëse dështojnë i ndihmon ata të performojnë më mirë. Dështimi është një pjesë themelore e ndërmarrësisë. Për fillestarët, shumica e ndërmarrësve dështojnë, dhe tejkalimi i atij dështimi është i nevojshëm për fillimin e rrugëtimit të tyre të radhës.

Nëse frikësoheni nga dështimi, nuk duhet të përfshiheni fare në ndërmarrësi. Fatkeqësisht, kultura jonë është ajo e cila njollos dështimin, duke e quajtur atë shenjë të padenjësisë. Por në vend të kësaj, tregojuni fëmijëve se dështimi është vetëm një mësim, një përvojë e cila mund t’i dërgojë edhe më larg në jetë.

“Idetë tua kanë rëndësi’’

Ndërmarrësia është e gjitha me ide. Sigurisht, ju duhet të keni një ide të mirë biznesi para se të nisni kompaninë tuaj, por ju gjithashtu duhet të keni ide për t’a ndihmuar të rritet dhe të adresoni probleme dhe rrethana sfiduese. Idetë janë të vështira për t’u imponuar, veçanërisht nëse nuk jeni mësuar me to. Mësojuni fëmijëve se idetë e tyre kanë rëndësi, dhe dëgjoni idetë e tyre me përplot vëmendje dhe interes, do i bëjë ata më rehat dhe më me vetëbesim në shpjegimin dhe ekzekutimin e tyre.

“Jeta është e vështirë për t’u parashikuar’’

Nëse nisni një biznes me një plan solid dhe me një mentalitet kokëfortë, ju me siguri do të bëni panik në shenjën e parë të problemit. E vërteta është se, është e pamundur të parashikoni gjithçka.

Nëse iu mësoni fëmijëve se jeta është e paparashikueshme i ndihmon ata të shmangin fokusimin e shumtë në një ide ose në një rrugë. I ndihmon ata të krijojnë aftësi të përshtatjes dhe fleksibilitetit, të cilat janë themelore në ndërtimin e një biznesi të suksesshëm.

“Vendimet e mira marrin kohë’’

Nganjëherë, vendimet janë të lehta dhe të dukshme, por nganjëherë, përgjigja është e paqartë. Sidoqoftë, ka mënyra të duhura dhe të gabuara për të marrë vendime. Në fëmijëri, fëmijët tuaj do të vendosin se cilën bluzë t’a veshin në shkollë, por nëse ua mësoni atyre vendimmarrjen e shëndetshme mund t’i bëjë ata të marrin vendime më të mira edhe kur udhëheqin ndërmarrje multi-miliona dollarëshe.

Ndihmoni fëmijët tuaj të kuptojnë dallimin në mes të instinkteve dhe informacioneve objektive dhe mësoni se si të shohin përparësitë dhe mangësitë e çdo opsioni. Ajo njohuri do i ndihmojë në zona të ndryshme.

“Dëgjimi është i rëndësishëm’’

Dëgjimi është aftësia më e rëndësishme e komunikimit të cilën fëmija juaj mund t’a posedojë. Përmes dëgjimit, ata do të jenë në gjendje të formojnë ortakëri dhe miqësi më të mira dhe do të komunikojnë në mënyrë më efikase; ata do të shihen me më shumë respekt dhe do të zhvillojnë një mirëkuptim më të mirë se çfarë ju intereson njerëzve, duke i bërë ata shitës dhe tregtarë më të mirë.

Është e vështirë të mësoni ‘’dëgjimin’’ si një shkathtësi, por njëra prej gjërave më të mira për të bërë është të tregoni se në jetën tuaj ju jeni dëgjues aktiv, duke udhëhequr sipas shembullit.

Sigurisht se nuk ka garanci se këto mësime do t’i bëjnë fëmijët tuaj në mënyrë magjike ndërmarrës, disa njerëz thjeshtë kanë lindur për t’u bërë ndërmarrës dhe të tjerët jo. Por pavarësisht se çfarë zgjedhin ata, këto mësime të vlefshme do ju krijojnë atyre vetëbesim në vendimmarrjen e tyre, të fokusuar në ndjekjen e asaj që i bën të lumtur dhe në fund do i bëjë më të kënaqur me jetën e tyre.

Pra, provoni të thurni këto mësime në jetën tuaj ditore dhe kujtojuni fëmijëve se çfarë është e rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *