Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni

Ndonjëherë nuk kemi kohë të mjaftueshme për të pushuar, për të gatuar ushqimin e duhur ose për të fjetur mjaftueshëm dhe të gjithë ne e dimë se gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë ne.

Shumë njerëz kanë pyetur vazhdimisht se cila është kohëzgjatja e gjumit sipas moshës që ka njeriu, ndërsa më poshtë i keni të gjitha rekomandimet:

I porsalinduri (0 deri në 3 muaj): 14 deri në 17 orë.

Bebet (4 deri në 11 muaj): 12 deri në 15 orë

Fëmijët (1 deri 2 vjeç): 11 deri në 14 orë

Parashkollorët (3 deri në 5 vjeç): 10 deri në 13 orë

Mosha e shkollës (6 deri 13 vjeç): 9 deri në 11 orë

Adoleshentët (14 deri në 17 vjeç): 8 deri në 10 orë

Të rinjtë (18 deri në 25 vjeç): 7 deri në 9 orë

Të rriturit (26 deri 64 vjeç): 7 deri në 9 orë

Të moshuarit (mbi 65 vjeç): 7 deri në 8 orë.

VËREJTJE: Këto nuk janë orët e sakta për secilin njeri, sepse secili ka mënyrën e vet të përcaktuar të gjumit që i nevojitet trupit të tij, por, është evidente se nëse flini më pak sesa orët e rekomanduara më lartë, gjasat për të patur probleme shëndetësore rriten.

©Ndryshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *