Si t’i bindim fëmijët të hanë perime

Shumë prindër nuk mund t’i bindin fëmijët e tyre që të hanë perime. Bindjet dhe shpjegimet e shumta se perimet janë shumë të shëndetshme tek disa fëmijë nuk kanë fare efekt. Disa përdorin metoda si dhënia e parave ose shpërblimi.

Megjithatë, psikologët në universitetin Ghent në Belgjikë në hulumtimet e tyre kanë arritur në përfundimin se prindërit nuk duhet t’i shpërblejnë fëmijët e tyre kur t’i hanë perimet, por duhet gjithmonë t’ua ofrojnë nga e para.

Në studimin e tyre morën pjesë 98 fëmijë parashkollorë. Fëmijëve iu ofruan 10 lloje të perimeve: lakër brukseli, bizele, kërpudha, kungull i njomë, spinaq, çikore, panxhar, lulelakër, kopër dhe purri (pras). Perimet u gatuan në dy mënyra: në avull dhe në ujë, transmeton Koha.net. Nga perimet çikoreja iu pëlqeu më së paku fëmijëve.

Hulumtuesit u dhanë fëmijëve çikore të gatuar në avull, dhe u thanë që të vendosin vetë se sa ta hanë, por nuk guxuan ta ndajnë vaktin me miqtë e tyre. Pas tetë minutash, fëmijët duhej të vendosnin nëse ushqimi ishte “njam-njam”, “ashtu-ashtu” apo “bahhh”. Në vlerësime u përdorën fytyra të vizatuara, të cilat i përfaqësonin ndjenjat e tyre.

Studimi zgjati një muaj, ndërsa shkencëtarët e kryen këtë procedurë dy herë në javë. Pas tetë javësh ata e kryen edhe një test shtesë të shijes.

Fëmijët u ndanë në tri grupe. Njërit grup të fëmijëve iu ofrua çikoreja disa herë pa inkurajim shtesë. Fëmijët e tjerë morën etiketa ngjitëse, lodra ose fjalë lavdërimi. Pas testit, rezultatet treguan se çikoreja u pëlqeu fëmijëve (81%) në grupin ku nuk kishte inkurajime, ndërsa në grupit që u shpërblye, ai numër ishte më i vogël (68%).

Ekspertët thanë: “Të gjithë prindërit e dinë se sa e vështirë është t’i bindësh fëmijët të hanë perime, ndërsa shumë prej tyre u ofrojnë shpërblime apo përparësi në qoftë se fëmijët i hanë. Rezultatet e studimit tonë treguan se më së miri është që fëmijëve t’u ofrojmë vazhdimisht perime dhe në këtë mënyrë një numër i madh i fëmijëve me kohë do t’i duan ato”.

Studimi u publikua në revistën Food Quality and Preference.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *