Disa thënie të arta që ju ndihmojnë në momentet më të vështira

Vjen një moment në jetë, ku ju bindeni me faktin se ju jeni personi i vetëm që mund të krijoni lumturinë tuaj dhe ta largon negativitetin që ju rrethon cdo ditë. Sidoqoftë, përdorimi i mendimit pozitiv dhe menaxhimi i jetës tuaj shpesh herë mund të jetë i vështirë,  sidomos në një botë që është e rethuar me shumë stres dhe tërë kohën tenton të na mërzis në cdo hap që e bëjmë.

Të gjitha problemet që në ballafaqohemi janë kaluese, por t’i keni në mendje disa thenie të forta dhe të dobishme mund të ua lehtsojnë ato dhe t’i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër.

Herën tjetër kur ju nuk ndiheni mirë dhe dëshironi të tërhiqeni nga një gjë, kujtoni përspektivën që ua dhurojnë këto thënie për jetën.

PËR JETËN:

“Problemi në të cilin je sot është duke e zhvilliuar fuqinë që të duhet të nesërmen”- Robert Teë

“Derisa e shikoj mbrapa jetën time, e kuptoj që cdo herë kur mendoja se po injorohem nga dicka e mirë, në fakt isha udhëzuar të dicka më e mirë”- Steve Maraboli.

“Sado e vështirë të duket një gjë, është gjithmonë një mënyrë që mund ta bësh atë dhe të kesh sukses”- Stephen Haëking.

PËR KARAKTERIN:

“Personat që cmendurisht besojnë se janë të vetmit që mund ta ndryshojnë botën, janë të vetmit që e bëjnë”- Steve Jobs.

“Një njeri që e mposht veten e tij është më i mirë se një njeri që lufton mijëra herë në një betejë më një person tjetër”- Buddha

“Nëse gjithmonë vendos limitë në gjithcka që bëmë, fizikisht apo cdo gjë, ajo do të përhapet në cdo punë dhe në cdo pikë të jetës tënde. Këtu nuk ka limite. Këtu ka vetëm maje dhe ju nuk duhet të qëndroni vetëm aty, ju duhet të shkoni përtej asaj”- Bruce Lee.

“Logjika mund të të nxjerrë nga A-ja në B. Imagjinata të dërgon në cdo vend”- Albert Einstein.

PËR PËRSPEKTIVËN:

“Nëse dikush për herë të parë ju tregon se kush janë ata, besoni atyre”- Maya Angelou

“Pyetja e vërtetë nuk është nësë egziston jetë pas vdekjes. Pyetja e vërtetë është nëse jeni gjallë pasi vdisni”- Osho

PËR POTENCIALIN:

“Kur e lë të shkoj atë se cfarë jam, unë bëhem ajo cfarë duhet të jem”- Lao Tzu

“Mos e pyet veten tënde se cfarë ka nevojë bota; por pyete cfarë të bënë ty të gjallë dhe pastaj bëje atë, sepse cfarë bota ka nevojë në të vërtetë janë personat e gjallë”- Harold Whitman

“Të jetosh është gjëja me e rallë në botë. Shumica e njerëzve vetëm egzistojnë, kjo është e gjitha”- Oscar Wilde

“Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet duke përdorur të njetat mendime që i kemi përdorur për t’i krijuar ato”- Albert Einstein.

Shpresojmë që këtë thënie të jetës ju ndihmojnë të keni një qëndrim pozitiv dhe të besoni në veten tuaj  kur gjërat nuk shkojnë mirë. Mbani në mend se ju keni kontroll në jetën tuaj më shumë se që e mendoni dhe se ju jeni personi i vetëm që mund t’i ndryshoni rrethanat nëse situata ku jeni nuk ju bënë të lumtur.

Shpërndaje të inspirosh dikë sot!

©Ndryshe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *