10 thënie motivuese nga udhëheqës biznesi

Arsyetimet vrasin ëndrrat, edhe personale edhe profesionale çdo ditë. Ju ose i realizoni ato ose i humbisni ose refuzoni që t’i realizoni dhe të fitoni në fund.

Gjëja e mrekullueshme e ndërmarrësisë është se ne të gjithë posedojmë një mjet i cili na ndihmon të arrijmë çdo qëllim: mendjen tonë. Kur ne hapim aftësinë e saj, bëhemi të pandalshëm. Pjesa e vështirë është ndërtimi i guximit të mjaftueshëm për të hapur kapacitetin e saj.

Gjatë përpjekjeve për të zbuluar disa thënie më motivuese të cilat mund t’i përdor për të eleminuar arsyetimet, unë pyeta disa ndërmarrës dhe zbulova ato më të preferuarat e tyre. Këtu janë dhjetë më të mirat, të cilat vë bast se do t’i pëlqeni aq shumë sa unë. Përdorni ato për të arritur çdo qëllim që dëshironi të arrini në jetë.

  1. Besimi

‘’Gjithmonë mbani në mend se jeni më të guximshëm se sa besoni, më të fuqishëm se sa dukeni, dhe më të zgjuar se sa mendoni’’. –A.A. Milne

E rekomanduaar nga Ken Morgan, pronari i Lift Chair.

  1. Qëndrimi

‘’Asgjë nuk mund të ndalojë njeriun me qëndrimin e duhur mendor nga arritja e qëllimit të tij; Asgjë në botë nuk mund të ndihmojë njeriun me qëndrimin e gabuar mendor. –Thomas Jefferson

E rekomanduar nga Yaniv Gabay, Kryeshef Ekzekutiv i Country Ëine & Spirits.

  1. Vetëbesimi

‘’Vetëbesimi nuk vjen nga të pasurit gjithmonë të drejtë por duke mos u frikësuar nga gabimi’’. –Peter T. McIntyre

E rekomanduar nga Johnny Carpet i Dallas Flooring Ëarehouse.

  1. Mësimi

‘’Ne shmangim gjërat nga të cilat frikësohemi sepse mendojmë se do të ketë pasoja të tmerrshme nëse ballafaqohemi me to. Por pasojat e vetme të tmerrshme në jetën tonë vijnë nga shmangja e gjërave të cilat duhet të mësojmë ose t’i zbulojmë’’. –Shatki Gaëain

E rekomanduar nga Keith Bridges, pronare e Safford Trading Company.

  1. Suksesi

‘’Njerëzit e suksesshëm kanë frikë, kanë dyshime dhe kanë shqetësime. Por ata nuk lejojnë që këto ndjenja t’i ndalojnë ata’’. – T. Harv Eker

E rekomanduar nga Jonathan Hoppe, bashkë-themeluesi i Total Uptime Technologies.

  1. Potenciali

‘’Nëse ne do të bënim të gjitha gjërat të cilat jemi të aftë t’i bëjmëë, do të mahnisim veten me kuptimin e plotë të fjalës’’. –Thomas Edison

E rekomanduar nga Mike Shipley, Kryeshefi  Ekzekutiv i Your Mortgage.

  1. Veprimi

‘’Mosveprimi ngjall dyshimin dhe frikën. Veprimi ngjall vetëbesimin dhe guximin. Nëse dëshironi të mundni frikën, mos u ulni në shtëpi dhe të mendoni për të. Dilni jashtë dhe mundni atë. –Dale Carnegie

E rekomanduar nga Patrick Greene, Kryeshefi Ekzekutiv i EssayTëist Inc.

  1. Imagjinata

‘’Vetëbesimi është një shprehi e cila mund të fitohet nga të vepruarit sikur tashmë keni vetëbesimin të cilin dëshironi t’a keni’’. –Brian Tracy

E  rekomanduar nga Ron Spinabella, themeluesi i Vape Supply Club.

  1. Dyshimi

‘’Momentin në të cilin dyshoni se a mund të fluturoni, është momenti kur parandaloni përgjithmonë mundësinë për t’a bërë atë’’. –J.M. Barrie

E rekomanduar nga Onyabo Monagoe, Zyrtar i Lartë i Teknologjisë në Amazing Condos For Sale.

  1. Pendimet

‘’20 vite nga tani, ju do të jeni më të dëshpëruar nga gjërat të cilat nuk i keni bërë se sa nga ato që i keni bërë. Kështu që hiqni litarët. Lundroni larg nga porti i sigurtë. Kërkoni. Ëndërroni. Zbuloni. –Mark Twain

E rekomanduar nga Stephen Millen, pronar i My Homework Done.

(Jonathan Long është themelues i Market Domination Media)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *