Disa thënie që do t’ju bëjnë ta vlerësoni jetën

Një ditë me plotë punë duhet shpesh herë të përfundoj me disa thënie që ju mbushin plotë jetë dhe pozitivitet. Të lexoni thënie shpesh herë ju hapin disa horizonte të reja që t’i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër.

Shpesh herë madje ato kanë ndikim shumë të madh në jetën tuaj dhe bëjnë që ju të ndryshoni pikëpamjet në jetën tuaj për të mirë.

Më poshtë janë disa prej tyre:

“Me ditën e re vijnë forca dhe mendimet e reja” – Eleanor Roosevelt

“Ne jemi ajo që bëjmë në mënyrë të përsëritur. Ekselenca, pra, nuk është një veprim, por një zakon” – Aristoteli

“Jeta fillon çdo mëngjes” – Joel Olsteen

“Në mes të vështirësive qëndron mundësia” – Albert Einstein

Image result for Inspiration

“Një ditë pa të qeshura është një ditë e humbur kot” – Charlie Chaplin

“Çdo mëngjes ne lindim përsëri. Ajo që ne bëjmë sot është ajo që ka më shumë rëndësi” – Buda

“Çfarë ka në anën tjetër të frikës? Asgjë” – Jamie Foxx

“Askush nuk ju detyrohet për asgjë” – Amelia Boone

“Nëse po ndryshoni botën, jeni duke punuar për gjëra të rëndësishme. Do të jeni të lumtur për t’u çuar çdo mëngjes” – Larry Page

Image result for Inspiration

“Nëse doni të bëni ëndrrat tuaja realitet, gjëja e parë që duhet të bëni është të zgjoheni” – J.M. Power

“Kur ngriheni çdo mëngjes, mendoni se çfarë privilegji i paçmuar është që jeni gjallë; që merrni frymë, që mendoni, që shijoni jetën dhe që dashuroni” – Marcus Aurelius

“Bota ndryshon me shembullin tuaj, jo me mendimin tuaj” – Paulo Coelho

“Është e rëndësishme që në momentet tona më të errëta të fokusohemi tek drita” – Aristotle Onassis

“Ndrysho mendimet e tua dhe je duke ndryshuar botën” – Norman Vincent Peale

“Në qoftë se brenda vetes dëgjon një zë duke thënë “ti nuk mund të vizatosh”, vizato sa më shumë dhe ai zë do të heshtë” – Vincent Van Gogh

Related image

“Ndërto ëndrrat e tua, përndryshe dikush do të të punësojë të ndërtosh ëndrrat e tyre” – Farrah Gray

“Kujto që ndonjëherë duke mos marrë atë që dëshiron është një fat i madh” – Dalai Lama

“Kam mësuar gjatë viteve që në momentin që dikush e ndan mendjen për diçka, kjo gjë shkatërron frikën” – Rosa Parks

Image result for Inspiration

“Një njeri me të vërtetë i pasur është ai njeri, të cilit i vrapojnë fëmijët në krahë kur duart e tij janë bosh” – Anonim

“Një person që nuk ka gabuar kurrë, nuk ka provuar kurrë asgjë të re” – Albert Einstein

“Çfarë rëndësie kanë paratë? Një njeri është i suksesshëm në momentin që zgjohet në mëngjes dhe shkon të flejë në darkë dhe gjatë kësaj kohe bën atë çfarë do” – Bob Dylan

“Nëse do që vetë të ndihesh mirë, bëj dikë tjetër të ndihet mirë” – Booker T. Washington

Related image

Shpërndaje ta inspirosh dikë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *