Pse kafja është e mirë për trupin e njeriut?

Kafja për shumë njerëz është bërë rutina më e domosdoshme. Shumë persona nuk mund të vazhdojnë ditën pa pirë kafen e mëngjesit. Përveç varësisë që bën tek njerëzit kafeja ka dobi shumë të rëndësishme në organizmin e njeriut. Ja disa nga dobitë e kafesë:

Antioksiduesit.

Kafeja është e mbushur me antioksidues sikur acidi klorogjenik dhe melanoidini. Antioksiduesit ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje. Melanoidinet nga kafeja e pjekur kanë efektet antioksidues varësisht nga mënyra se si është trajtuar kafeja.

Sëmundja e Parkinsonit.

Konsumimi i rregullt i kafesë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Një numër studimesh kanë treguar se njerëzit që pinë kafe rregullisht janë shumë më me pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Parkinsonit.

Diabeti.

Konsumimi i kafesë është potencialisht proaktive kundër zhvillimit të diabetit tip 2. Një studim prospektive kohore si pjesë e US Nurses Health Study ka zbuluar se konsumimi i matur si i kafesë të dekafenizuar dhe asaj të kafenizuar mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2 tek grate në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.

Ceroza e mëlçisë.

Pirja e kafesë mund të mbrojë nga ceroza e mëlcis, veçanërisht ndaj cerozës alkoolike.

Gurë në fshikëzen e tëmthit.

Ekzistojnë disa dëshmi se pirja e kafesë mund të jetë mbrojtëse ndaj formimit të gurëve në fshikës si tek gratë ashtu edhe te burrat. Gurët në veshkë. Konsumimi i kafesë ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kafeja rrit vëllimin e urinës kështu duke parandaluar kristalizimin e kalciumit të acidit oksalik, komponenti kryesor më i zakonshëm i gurëve në veshka.

Përmirësim të Performancës Mendore.

Kafeina në kafe është një stimulant i mirënjohur. Kafeja rrit vigjilencën, vëmendjen dhe zgjuarsinë. Një filxhan kafe gjithashtu mund të rrisë edhe procesimin e informatave.

Sëmundja e Alzhemerit.

Konsumimi i rregullt i kafesë mbron njerëzit kundër sëmundjes së Alzhemerit. Një studim i fundit tregon që kafeja ekuivalente i pesë filxhaneve në ditë ka zvogëluar ndërtimin e pllakëzave destruktive në tru.

Image result for alzheimer

Astma.

Kafeina në kafe është e lidhur me teofilinë, një medikament i vjetër i astmës. Kafeina mund të hapë rrugët e ajrit dhe të përmirësojë simptomat e astmës.Nëse nuk dëshironi të prekni nga kjo veti konsumoni sa më shumë kafe në javë. Por edhe konsumimi i tepërt i saj është i dëmshëm, mundohuni të gjeni një mesatare.

Shpërndaje me mikun që pini kafe së bashku

NDRYSHE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *