Disa këshilla nga gjeniu Albert Ajnshtajn

Relativiteti, sipas Albert Ajnshtajn, është “Kur një mashkull ulet pranë një vajze të lezetshme për një orë, por i duket që qëndroi me të për vetëm një minutë. Por, lëreni të qëndroj në një furrë të nxehtë për një minutë, dhe do t’i duket ora më e gjatë në jetën e tij.”

Ai e shpjegon relativitetin me fjalët më të thjeshta, ashtu shpjegon shumë mësime jetësore. Mençuria e tij është e papërshkrueshme, pasi që ai mbetet gjeniu i fizikës dhe jetës.

Vendosni

“Gjithmonë bëni çfarë është e drejtë, pasi që kjo do t’i kënaqë disa, ndërsa të tjerët do t’i mahnisë!”

Shikoni gjërat më ndryshe

“Asnjëherë nuk e kam bërë ndonjë nga zbulimet e mia përmes procesit të mendimit racional.”

Jetoni të tashmen

“Asnjëherë nuk mendoj për të ardhmen… E ardhmja vjen mjaft shpejt…”

Bëhuni imagjinar

Image result for life

“Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është njohuria, por imagjinata!”

Bëhuni praktik

“Jeta është sikur të ngasësh biçikletën. Për të mbajtur balancimin, gjithmonë duhet të jeni në lëvizje…”

Bëhuni njeri i vlerave morale dhe etikës

“Përpiquni të mos bëheni njeri i suksesit, por njeri i vlerës!”

Edukojeni dhe fuqizojeni vetveten

“Edukimi është ai që mbetet, pasi që një njeri të ketë harruar atë se çfarë ka mësuar në shkollë.”

Vëni gjërat në pyetje

“Mësoni nga e djeshmja, jetoni për të sotmen, shpresoni për të nesërmen. Mirëpo, gjëja më e rëndësishme është që asnjëherë të mos ndaleni duke vënë në pyetje gjithçka!”

Mbani gjërat thjeshtë

“Nëse nuk mund t’i shpjegoni diçka një djaloshi gjashtë vjeçar, atëherë as vetë nuk e kuptoni mirë.”

Vriteni monotoninë

Image result for life

“Definicioni i çmendurisë është të bëni diçka të njëjtë çdo ditë dhe të prisni rezultate të ndryshme.”

Një njeri rri ulur me një vajzë të bukur për dy orë, ai mendo se ishte një minutë, por nëse ai njeri ulet mbi një furrë shumë të nxehtë për një minutë, atëherë mendon se kaloi dy orë. Ky është relativiteti!

Të njohësh problemin është më e rëndësishme sesa të dish zgjidhjen, sepse paraqitja e saktë e problemit çon te zgjidhja.

Një jetë, e cila është e drejtuar kryesisht drejt përmbushjes së nevojave personale, herët a vonë, shpien te zhgënjimi i hidhur.

Të tjera

Bota nuk është e kërcënuar nga ata që janë të ligë, por nga ata që lejojnë të ligën.

Mësimin më të madh që kam mësuar në jetë, është se ne jetojmë në një univers të këndshëm.

Image result for life

Një ide vërtetë e mirë mund të njihet, kur realizimi saj, qysh në fillim, duket i pamundur.Arti i vërtetë në dhënien e mësimeve qëndron në zgjimin e kënaqësisë për krijim dhe për njohuri të reja.

Që kur matematikanët iu vërsulën teorisë së relativitetit, as unë nuk i kuptoj më ata!

Kënaqësia e të vështruarit dhe të kuptuarit, është dhurata më e bukur e natyrës.

Gëzimi në të vështruar dhe në të kuptuar është dhurata më e madhe e natyrës.

Unë nuk kam ndonjë talent të veçantë, por jam një kureshtar i zjarrtë!

Në mes të vështirësive, gjenden mundësitë.

I mençur është ai i cili të vështirën, thjesht e thotë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *