Gjërat që fëmijët na mësojnë për jetën

Në rrugëtimin tonë të rritjes, disa nga mësimet më të rëndësishme nuk do t’i kuptojmë nga kurset dhe nga librat, por nga përvojat e jetës dhe nga takimet që bëjmë…

Fëmijët kanë shumë për të na mësuar. Duhet të jenë një pikë e rëndësishme referimi në jetën tonë. Janë shembulli më i madh që kemi për të mësuar disa sjellje thelbësore, të cilat i kemi harruar në përditshmëri dhe që na bëjnë të arrijmë suksesin dhe përsosmërinë.

Kurioziteti

Karakteristika e parë e fëmijëve, që duhet ta rizbulojmë në çfarëdolloj moshe, është kurioziteti. Ju ka ndodhur ndonjëherë të dëgjoni stuhinë e pyetjeve që një fëmijë është në gjendje të bëjë mbi çdo argument të mundshëm? Është pikërisht një mënyrë e tyre e të qenit, një pyetje, pastaj një tjetër, dhe një tjetër përsëri.

Ja, kjo është karakteristika e parë tipike e fëmijëve, të cilën duhet ta fitojmë. Ta shohim botën me tjetër sy; gjithçka që dimë, në fakt e dimë vetëm pjesërisht. Kjo është si për njerëzit që na rrethojnë, ashtu edhe për objektet e gjërat që bëjmë. Përse një i afërm apo një koleg i yni sillet në një mënyrë të caktuar? Për çfarë ka nevojë realisht? Përse jeta jonë ecën në një rrugë të caktuar? Janë mijëra pyetje që nuk duhet të harrojmë t’ia bëjmë vetes.

Entuziazmi

Image result for enthusiastic child

Fëmijët kanë inat të shkojnë të flenë herët dhe çohen herët në mëngjes nga entuziazmi që i përfshin. Zbuloni entuziazmin e të vegjëlve! Është një burim i madh energjie. Aftësia e të entuziazmuarit është një aftësi thelbësore. Do të thotë të jeni të hapur ndaj propozimit të dikujt, ndaj gjërave të reja që mund t’ju ndodhin në jetë. Mirëpritini emocionet! Kjo është një karakteristikë e shkëlqyer e më të vegjëlve.

Besimi

Image result for enthusiastic child

Aftësia për të pasur besim është një karakteristikë tipike e fëmijëve. Besojnë, me pak fjalë.

Është shumë e rrallë të shohim një fëmijë që nuk beson, një shembull i madh për jetët tona si të rritur, të ngarkuar në botën e marrëdhënieve dhe të punëve. Pjesa më e madhe prej nesh, përgjatë jetës kalon dështime, por ato nuk duhet të na pengojnë të rigjejmë besimin te njerëzit. Vetëm duke u sjellë si fëmijët jemi të aftë të kthehemi pas në krahët e një personi tjetër. Kjo do të thotë që të dimë të rrezikojmë, të vihemi në lojë dhe të mbledhim frutet që na takojnë.

Një sjellje besimi kundrejt të tjerëve, gjeneron po ashtu besim, pra do të thotë të gjenerojmë një rreth vicioz në jetët tona.

Ndershmërinë

Fëmijët kurrë nuk duhet të mendojnë dy herë për atë që duan të thonë. Ata nuk shqetësohen sepse e vetmja gjë që ata e dinë është që të shprehin plotësisht.

Në vend që të shqetësohen për atë që të tjerët do të mendojnë për mënyrën se si ndihen ata, ata tregojnë se si është. Ndershmëria e tyre është e rëndësishme dhe në perspektivën e tyre, ajo meriton të dëgjohet.

Falin lehtë 


Më pëlqen se si fëmijët më bëjnë të ndihem kur vjen puna te falja. Sa lehtë një fjalë lënduese harrohet ose një luftë ndreqet me një përqafim të thjeshtë.

Fëmijët mësojnë shpejt të falin dhe vazhdojnë me një zemër të lirë nga urrejtja dhe grindjet. Ata nuk lejojnë që një moment i keq të kthehet në një ditë të keqe.

Nën vetëdije e kuptojnë se ne jemi të gjithë njerëzorë dhe bëjmë gabime.

Shpërndaje me të tjerët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *