Karakteristikat që tregojnë se jeni një person i fortë mendërisht

1.Ju e dini se si t’i mbani emocionet dhe logjikën në ekuilibër

Nuk ka të bëjë nëse ju jeni të sunduar nga ndjenjat tuaja. Ka të bëjë me të diturit se si ti mbash balancën e të dyjave, për të parë qartë kur emocionet mbizotërojnë mbi logjikën në procesin e vendimmarrjes. Nëse jeni mendërisht i fortë, ju e dini se si t’i balanconi të dyja këto gjëra.

  1. Ju kaloni kohën tuaj produktivishtImage result for productivity

Dikush mund të ketë një mijë justifikime për mos marrjen e punës. Por njerëzit e  fortë mendërisht përqendrohen në atë që ata vërtet dëshirojnë dhe shmangin harxhimin e kohës në aktivitete joproduktive.

  1. Ju besoni në aftësitë tuaja për t’u përshtatur me ndryshimet

Jeta ndryshon vazhdimisht dhe nganjëherë është e vështirë të përshtatesh me rrethanat e reja. Shumica e njerëzve vetëm përpiqen t’i rezistojnë këtyre ndryshimeve, por njerëzit e fortë mendërisht përqendrohen në përballimin e një realiteti të ndryshueshëm.

  1. Ju ballafaqoheni me frikën që ju keniImage result for productivity

Shumica e njerëzve i shmangen frikës së tyre, disa njerëz përpiqen të përballen me frikën e tyre vetëm për t’u dukur mirë para të tjerëve. Por njerëzit e fortë mendërisht nuk kanë asgjë për të provuar. Ata përballen dhe kapërcejnë frikën që i pengon ata të jenë një version më i mirë i tyre.

  1. Ju mësoni nga gabimet tuaja

Njerëzit mendërisht të fortë nuk përpiqen të justifikojnë veprimet e tyre ose t’i fshehin gabimet e tyre nga të tjerët. Ata mësojnë nga gabimet e tyre dhe shpresojnë të bëhen më të mirë.

  1. Ju gjeni një ekuilibër midis asaj që jeni dhe të cilët doni të jeni

Nëse jeni një person i fortë mendërisht, ju mund të pranoni që jeni në këtë moment, por kurrë nuk ndaloni të punoni për t’u bërë një person  edhe më i mirë.

 7. Ju i shikoni vështirësit si mundësi

Related image

Nëse i keni këto karakteristika, jeni person i fortë mendërisht.Çdo pengesë dhe çdo problem që hasni është vetëm një mundësi tjetër për ju që të rriteni. Njerëzit zakonisht irritohen nga vështirësitë, por njerëzit e fortë mendërisht pranojnë sfida dhe bëhen më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *