Disa iluzione të thjeshta që e ushtrojnë trurin tuaj

Përdorni dorën tuaj të kundërt

Kaloni ditën duke bërë gjëra me dorën tuaj jodominante. Nëse jeni majtak,  bëni gjërat  me dorën tuaj të djathtë. Kjo detyrë e thjeshtë do të bëjë që truri juaj të shtrojë disa rrugë të reja dhe të rishqyrtojë detyrat e përditshme.

Mëso numrat e telefonit

Image result for remember numbers

Telefonat tanë modernë  ruajnë  çdo numër që  ne  përdorim .Askush nuk përmend  më numrat e telefonit ose I mëson ata numra , në  ditët tona tani rrallë  ndokush që  mëson numrat madje , të  mësuarit e tyre  është një aftësi e madhe e kujtesës. Mësoni një numër të ri telefoni çdo ditë.

Përgatitni një tregim çdo ditë

Çdo mëngjes mendoni një histori që do të keni gati t’i tregoni njerëzve. Historia mund të jetë në lidhje me diçka të kohëve të fundit ose nga e kaluara juaj. Mundohuni të kuptoni mënyrën më të këndshme për të treguar historinë. Kjo do t’ju bëjë më interesantë  gjatë ushtrimit të kujtesës tuaj.

Lojra vëzhgimi

Image result for brain games

Çdo ditë mirrni një gjë të veçantë për të vëzhguar. Ju mund të vendosni t’i kushtoni vëmendje asaj që njerëzit  kanë veshur. Kudo që të shkoni, edhe në televizor,  ju duhet ti vini re se si njerëzit vishen dhe mendojnë përse disa njerëz vishen dhe si bëjnë ata. Jepni diçka trurit për të menduar. Ditën tjetër, zgjidhni diçka tjetër për të vëzhguar.Ky lloj iluzioni është  shumë  një  ushtrim i mirë  për trurin tuaj pasi që  direkt informacioni  vjen nga syri dhe shkon drejt e në  trurin tonë  ku bën ushtrime të  cilat neve mund të  na ndihmojnë  shumë ,pra kemi përfitime nga ky lloj ushtrimi.

Bëni lista

Listat janë të mrekullueshme. Bërja e listave na ndihmon të shoqërojmë sendet me njëri-tjetrin. Bëni një listë të të gjitha vendeve ku keni udhëtuar. Bëni një listë të ushqimeve më të neveritshme që keni ngrënë. Bëni një listë të dhuratave më të mira që ju kanë dhënë. Bëni një listë çdo ditë për të shkundur kujtesën tuaj dhe për të bërë lidhje të reja.

Lexo një libër

Image result for read a book

Zgjidh një libër mbi një temë krejtësisht të re. Lexoni një set romanesh. Mësoni rreth ekonomisë. Ka shumë libra të shkëlqyer popullorë që bëjnë një punë të mrekullueshme duke ju mësuar rreth një subjekti. Bëhuni ekspert në diçka të re çdo javë.

A ishte ky artikull i dobishëm?Shpërndaje me dikë  se mendon që  ka nevojë  për këto lloje ushtrimesh dhe ndani eksperiencat e juaja me ne më  poshtë në komente.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *