5 këshilla të thjeshta nga mjekët se si të rritni fëmijën tuaj shëndetshëm

1.Mos i përshkruani medikamentet vetë.
Mbani në mend se nuk duhet kurrë që fëmijës suaj ti jepni ilaqe pa  recetën e mjekut.Ka raste të shumta kur të afërmit e juaj kanë pasur ndonjë simptomë të njejtë me fëmijën tuaj apo dhe me ju ,kështu ata ju a kan propozuar qe ti pini ilaçet që  ata I kanë pirë sepse atyre I kanë nidhmuar,epo mund të themi se ky rast është shum I gabuar sepse  jo të gjithë njerzit kanë organizmin e njejtë edhe imunitetin e njejtë te secili mund të ndikojë më ndryshe se tek të tjerët e sidomos tek fëmijët.

2.Përmirësimi i sistemit imunitar.
Për t’u siguruar që një fëmijë rritet në mënyrë të shëndetshme dhe se a është në gjendje të luftojë viruset dhe bakteret, ju duhet të krijoni kushtet më të rehatshme për zhvillimin e sistemit imunitar. Për ta bërë këtë, duhet ta lexoni rrjedhshëm shkrimin më poshtë:

-Mundohuni të mbani fëmijën me gji deri në 6 muaj,
-Ecni jashtë çdo ditë
-Mos e neglizhoni aktivitetin fizik,
-Sigurohuni që fëmija të fle mirë dhe mjaftueshëm.

3. Mos i injoroni vaksinat.
Nuk ka as një mjek të vetëm të kualifikuar që do të rekomandon pacientin e tyre që të mos vaksinohet. Dhe nuk ka asnjë prind, i cili di mjaftueshëm për vaksinat, që do t’u lejojë fëmijëve të tyre të rrezikojnë të sëmuren.Kështu një këshillë që ne ja u rekomandojmë  është që të mësoni sa më shumë rreth vaksinimit , nëse doni që fëmija juaj të rritet shëndetshëm.

4.Mos harroni simptomat.

Ndonjëherë, edhe nëse fëmijët marrin kujdes të mirë, ata  prap se prap sëmuren. Kjo është normale, kështu mësohet automatikisht vetë sistemi imunitar. Por çdo prind duhet të jetë i vetëdijshëm për simptomat e sëmundjeve më të njohura si më poshtë:
Pneumonia-simpotmat: vështirësia në frymëmarrje, ndryshim i ngjyrës së lëkurës, oreks i dobët, ankth, ethe.
Infeksion Rotavirus-simptomat: humbje e oreksit, lodhje, ankth, ethe, vjellje, diarre, kollë.
Bronitiz-simptomat: ethe, vështirësi në frymëmarrje, kollë, dobësi, humbje e oreksit, dhimbje koke, djersitje, ndryshim të ngjyrës së lëkurës.

5.Gjuha e trupit të fëmijëve
Sipas ekspertëve, është me të vërtetë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje gjuhës së trupit të fëmijëve. Edhe pse foshnjat nuk mund të flasin, ata ende mund të komunikojnë në mënyrën e tyre. Për shembull, kur ata janë të uritur, zakonisht ata janë të tensionuar, gjë që i bën ata të shtrëngojnë grushtat e tyre. Dhe anasjelltas, nëse mendoni se fëmija juaj është i uritur, duhet të shikoni  duart e tyre  nëse janë të hapura, nuk keni nevojë të shqetësoheni, fëmija është i qetë dhe i plotë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *