Disa përfitime të ecjes

 

 

  1. Ecja rregullon presionin e gjakut.

Disa studiues  zbuluan se 40 minuta ecje çdo ditë redukton nivelet e presionit të gjakut tek njerëzit me hipertension. Ata që zgjodhën të ecnin në këto 40 minuta në të njëjtën kohë, panë një rënie prej 5 pikash në presionin e gjakut, ndërsa ata që zgjodhën të merrnin 4 shëtitje të veçanta 10 minutëshe panë një rënie prej 3 pikësh.

  1. Ecja lufton kancerin e gjirit tek femrat.

 

Shoqata Amerikane e Kancerit i rekomandon të gjithë të rriturit të marrin 150 minuta të moderuar ose 75 minuta të stërvitjes intensive në javë. Më konkretisht, studiuesit kanë zbuluar se 7 orë ecje në javë zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit pas menopauzës me 14%.

  1. Ecja zvogëlon rrezikun e diabetit.

 

Një studim i botuar në vitin 2012 sugjeron që ecja në 3,000-7,500 hapa në ditë mund të jetë efektive në trajtimin ose parandalimin e diabetit të tipit 2.

  1. Ecja ndihmon prodhimin e vitaminës D.

 

Shkencëtarët  pas kryerjes së një studimi prej 30 vitesh, erdhën në përfundimin se vitamina D është shumë e lidhur me eshtrat e brishtë, thyerjet dhe vështirësitë në ecje.

 

  1. Ecja rrit sistemin imunitar.

 

Një ecje me ritëm mesatarisht 30-45 minuta në ditë është mënyra më e mirë për të mbrojtur trupin tuaj nga ftohjet e zakonshme. Nivelet e nxitësve të imunitetit u mbajtën të larta për disa orë pas përfundimit të stërvitjes. Ky efekt provon të jetë mbrojtës i shëndetit të njeriut me kalimin e kohës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *