Gjërat që duhet t’i mbani mend kur jeni të ngarkuar me probleme

Nëse ndiheni të mbingarkuar me probleme, sigurohuni që të mbani mend këto gjëra kryesore. Ata do t’ju ndihmojnë të merrni përsipër dhe të ju kthejnë në rrugën e duhur me jetën tuaj.

1.E keni kaluar këtë fazë edhe më herët
Me shumë mundësi, jeni ndjerë të mbingarkuar me probleme edhe më parë. Dhe si çdo herë tjetër, ju keni qenë në gjendje ta kapërceni këtë situatë. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni në rrugën e duhur dhe t’ju ndihmojnë të shmangni thyerjen shpirtërore.

2.Fokusohu në gjërat që mund t’i kontrollosh
Ndjenja e mbingarkuar vjen nga ndjenja sikur nuk i keni gjërat nën kontrollë. Një nga mënyrat më të mira për të luftuar këtë ndjenjë është të siguroheni që po përqendroheni te gjërat që ju në të vërtetë mund t’i kontrolloni.

3.Ndryshimi ndodh shpejt
Kur ndjeheni sikur jeni të mbingarkuar me probleme, mbani mend se mënyra e vetme për të kaluar këtë situatë është të jeni aktiv. Do të habiteni nga fakti se sa shpejt ndodh ndryshimi në jetën tuaj kur filloni të bëni përpjekje për të tejkaluar problemet. Kur jeni duke qëndruar në vështirësi, kujtojini vetes që nuk e keni nevojë të qëndroni me probleme.

4.Ju keni mbështetje
Marrëdhëniet mbështetëse gjithashtu mund t’ju forcojnë emocionalisht kur ndjeheni të tronditur ose të mbingarkuar … ato ofrojnë inkurajim dhe ulin stresin dhe ndjenjat e vetmisë. Mos harroni se familja dhe miqtë tuaj do të jenë aty gjithmonë për ty.

5.Nuk është aq keq sa e mendoni
Edhe kur gjërat duken goxha të këqija. Kur jeni në këtë moment, emocionet mund të marrin përsipër situatën dhe t’i bëjnë gjërat të duken dhjetë herë më keq sesa që janë. Mundohuni të qetësoheni dhe filloni të shikoni problemin nga perspektiva të ndryshme dhe do të vëreni që problemi nuk është edhe aq serioz sa ju e bëni.

6.Gjeni mënyra për të liruar stresin
Pavarësisht nëse duhet të kaloni disa orë për t’u çlodhur, medituar, duke ushtruar apo shikuar shfaqjen tuaj të preferuar televizive, gjithmonë gjeni kohë për të liruar stresin. Do të mahniteni se sa të menaxhueshëm do ju duken problemet pasi të shpëtoni nga stresi.

7.Thuani “JO”
Ndonjëherë, është mirë dhe e shëndetshme të vendosësh kufij. Mësoni të thoni “jo” për disa gjëra dhe do t’ju ndihmojnë t’i mbani problemet tuaja të menaxhueshme. Të thoni për çdo gjë “po” ju vetëm sa i shtoni vetes obligime dhe përgjegjësi të reja.

Shpërndaje me dikë që i duhet ky informacion!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *