Si të bisedoni me fëmijën tuaj për virusin korona?

Është e kuptueshme nëse edhe fëmijët tuaj ndjehen të shqetësuar. Fëmijët mund ta kenë të vështirë t’i kuptojnë ato që shohin në internet ose në TV. Prandaj Unicef sjell 8 këshilla që ju ndihmojnë  t’i qetësoni dhe t’i mbroni fëmijët.

Bëni pyetje të hapura dhe dëgjoni

Filloni duke e ftuar fëmijën tuaj që të flasë për këtë çështje. Zbuloni se sa dinë tashmë dhe ndiqni drejtimin e tyre. Nëse ata janë të vegjël dhe nuk kanë dëgjuar ende për shpërthimin e virusit, ju mund të mos e përmendni këtë çështje,

Sigurohuni që të jeni në një mjedis të sigurt dhe lejoni që fëmija juaj të flasë lirshëm. Vizatimi, tregimet dhe aktivitetet e tjera mund të ndihmojnë në nisjen e bisedave.

Bëhuni të sinqertë: shpjegojeni të vërtetën në një mënyrë të përshtatshme për fëmijët
Fëmijët  e kanë të drejtën për marrjen e informacioneve të vërteta në lidhje me gjërat që po ndodhin në botë, por të rriturit gjithashtu kanë përgjegjësi t’i ruajnë fëmijët nga shqetësimi. Përdorni një gjuhë të përshtatshme për moshën e tyre, shikoni reagimet e tyre dhe tregohuni të ndjeshëm ndaj nivelit të tyre të shqetësimit.

Shpjegojuani se disa informacione në internet nuk janë të sakta dhe se më së miri është t’i besojnë ekspertëve.

Tregojuni si të mbrojnë veten dhe shokët e tyre


Një nga mënyrat më të mira për t’i mbajtur fëmijët të sigurt nga virusi korona dhe sëmundjet e tjera është thjesht t’i nxisni që t’i lajnë duart rregullisht. Nuk është e nevojshme që biseda të jetë e frikshme.

Ju gjithashtu mund t’u tregoni fëmijëve se si të mbulojnë gojën dhe hundën me pjesën e bërrylit gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe t’ua sqaroni se është më mirë të mos u afroheni shumë afër njerëzve.

Ofroni qetësim
Image result for calming down the child
Teksa shohim shumë imazhe shqetësuese në televizion apo në internet, nganjëherë mund të ndihemi sikur kriza është kudo rreth nesh. Fëmijët mund të mos i dallojnë fotografitë në ekran nga realiteti i tyre personal dhe mund të besojnë se janë në rrezik të afërt. Ju mund t’iu ndihmoni fëmijëve tuaj të përballen me stresin duke iu dhënë atyre mundësi për të luajtur dhe për tu relaksuar, kur të jetë e mundur.

Nëse sëmundja është përhapur në zonën tuaj, përkujtojuni fëmijëve tuaj se ka shumë pak gjasa që ata të infektohen me sëmundjen, se shumica e personave që e kanë virusin korona nuk sëmuren shumë dhe se shumë të rritur janë duke punuar shumë për ta mbajtur të sigurt familjen tuaj.

Kërkoni ndihmë
Është e rëndësishme që fëmijët ta dinë se njerëzit janë duke i ndihmuar njëri-tjetrit me sjellje mirësie dhe bujarie.

Tregoni për punëtorët shëndetësorë dhe shkencëtarët që janë duke punuar për ta ndaluar përhapjen e sëmundjes dhe për ta mbajtur të sigurt komunitetin. Mund të jetë shumë qetësuese të dihet se njerëzit bujarë janë duke ndërmarrë veprime.

Kujdesuni për veten
Fëmijëve do të mund t’iu ndihmoni më mirë nëse edhe vetë e përballoni mirë situatën. Fëmijët do t’i përvetësojnë reagimet tuaja ndaj lajmeve, prandaj është mirë që ata ta dinë se jeni të qetë dhe në kontroll.

Përfundoni bisedat me kujdes


Është e rëndësishme ta dimë që nuk i lëmë fëmijët në gjendje shqetësimi. Teksa e përmbyllni bisedën tuaj, përpiquni ta matni nivelin e shqetësimit të tyre duke e shikuar gjuhën e tyre të trupit, duke vlerësuar nëse jeni duke përdorur tonin e zakonshëm të zërit dhe duke e shikuar frymëmarrjen e tyre.

Informatat e hartuara nga Jacob Hunt, specialist i komunkimit në UNICEF.

Shpërndaje këtë informacion me një prind!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *