Mjekët tregojnë 5 rregulla për kujdesin e trupit që nuk duhet injoruar

Më poshtë mund ti lexoni 5 rregullat që mjekët ua sygjerojnë në mënyrë që shëndeti juaj i përgjithshë të jetë në rregull.

Zgjidhni një ditë për t’u çlodhur gjatë javës.


Kjo mund të duket si një rregull e thjeshtë dhe e lehtë, por shumë prej nesh ndoshta nuk i japin vetes kohë për t’u çlodhur. Trupit dhe mendjes sonë i duhet pushim çdo fundjavë. Kërkimet sugjerojnë që nivelet e stresit në punë në ditët e sotme janë më të larta se kurrë më parë dhe gati 50% e punëtorëve e përjetojnë atë.

Mos dilni në dielli nëse keni plagë të freskëta.


Për të parandaluar plakjen e shpejtë të lëkurës tuaj, duhet të kujdeseni siç duhet për plagët tuaja. Ne mund ta plagosim veten aksidentalisht, por nuk duhet të harrojmë që plagët mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë. Është më mirë të shmangni rrezet e diellit nëse keni plagë të freskëta dhe nëse i keni ato në një vend të dukshëm duhet të aplikoni krem ​​kundër diellit çdo herë që dilni jasht.

Mos hiqni dorë nga çokollata.


Trupat kanë nevojë për sheqer që të kenë energjinë për të mbijetuar. Së dyti, çokollata e errët është e shëndetshme. Kakaoja është e pasur me elementë të quajtur flavanol që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës. Gjithashtu, është vërejtur që flavanolet ndihmojnë për të relaksuar enët e gjakut, përmirësojnë rrjedhën e gjakut dhe madje edhe ulin presionin e gjakut.

Ushtroni menjëherë pasi të mësoni diçka në mënyrë që të forconi kujtesën tuaj.


Sipas studimeve, të ushtroheni menjëherë pas studimit ju përmirësoni kujtesën tuaj.  Gjatë një studimi, njerëzit që ushtronin për 4 orë pas mësimit, mbanin informacionet më mirë se të tjerët. Aktiviteti dhe një memorie e mirë janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Pini më shumë ujë nëse nuk keni gjumë shumë.


Është vërejtur që gjumi 6 ose më pak orë shkakton deri në një rrezik 59% më të lartë të dehidrimit. Kështu që nëse nuk flini 7 deri në 8 orë në ditë, pini më shumë ujë për të rivendosur ekuilibrin tuaj të ujit.

Cilat rregulla ndiqni për ta mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm? Shpërndaje me dikë që i duhet ky informacion!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *