6 shenjat që një nënë po vuan nga depresioni pas lindjes

Pasi i mbajnë foshnjat me muaj, nënat e reja duhet të entuziazmohen që më në fund do të takojnë të vegjlit e tyre. Por sipas një studimi, 15% e grave e kanë të vështirë të jenë të lumtura pas lindjes, për shkak të depresionit që ju shfaqet. Kjo lidhet me rënien e shpejtë të hormoneve pas lindjes.

Meqenëse është e rrezikshme që ky depresion të mbetet pa u trajtuar, ndonjëherë u takon njerëzve që këtyre grave t’i ndihmojnë.

Ne”Ndryshe” duam që të gjithë të shohin me kujdes nënat e reja, për të parë nëse ato po tregojnë shenja depresioni pas lindjes para se të jetë vonë.

Ato vazhdimisht dyshojnë në veten se mund të jenë një nënë e mirë.

Një nënë e mirë shqetësohet nëse bënë apo jo gjithçka që mundet për beben e tyre. Por nëse një nënë e re e cila duket se gjithmonë dyshon në aftësinë e saj për të qenë një nënë mjaftë e mirë, ajo mund të vuajë nga depresioni. Ajo mund të mendojë se është një dështim dhe se prania e saj nuk është e nevojshme në botë.

Ato tërhiqen nga familja dhe miqtë.

Dikush që po përjeton depresionin pas lindjes mund të ngjitet dhe të mbyllet, edhe nga të dashurit e tyre. Ato mund të ndjehen sikur nuk mund t’i hapen askujt sepse do të etiketohen si një nënë e keqe. Tashmë është e vështirë për to që të pranojnë se si ndihen, ato mendojnë se me siguri të tjerët nuk mund t’i kuptojnë më mirë.

Ato kanë humbur interesin për ato gjëra që më parë kanë shijuar.

Megjithëse mund të duhet kohë që të rifillojnë aktivitetet pas lindjes, nëse ato qartë nuk kanë interes dhe dëshirë për të bërë gjëra që më parë i kanë pëlqyer t’i bëjnë, kjo mund të jetë një shkak për shqetësim.

Ato e humbin oreksin ose hanë shumë.

Disa nënave mund t’i ndodhë që 2 ditë mos të fusin ushqim në stomakun e tyre, kjo ndodhë për arsye se disa nënave ju hup oreksi , kurse disa të tjerave mund edhe t’i shtohet oreksi dhe të hanë shumë, sidomos më së shumti ushqime më shumë sheqer, që janë cokollatat.

 Ato qajnë shumë.

Sjellja e një jete të re në botë mund të jetë dërrmuese emocionale. Por nëse një grua qanë tepër, ka të ngjarë që diçka tjetër po ndodhë nën sipërfaqe. Nëse i pyesni pse po qajnë, ato mund të mos jenë në gjendje t’ju tregojnë arsyen sepse nuk e dinë as vetë.

Ato nuk janë në gjendje të flenë ose flenë shumë.

Natyrisht, modeli i gjumit i një nëne tek një i porsalindur do të ndryshojë. Por nëse gruaja është e lodhur, por ende e paaftë të pushojë kur fëmija fle në gjumë ose nëse fle gjatë gjithë kohës, mund të jetë një paralajmërim se ajo ka nevojë për ndihmë.

Cilën nga këto shenja i keni vërejtur tek dikush që e dini që sapo ka lindur?

Shpërndaje me të tjerët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *