Psikologët ndajnë 3 fazat e zhvillimit të djemve që cdo prind duhet ti dijë

Vajzat dhe djemtë të dy gjinitë kanë procese zhvillimi shumë specifikë. Por sipas psikologëve djemve u duhet më shumë vëmendje. Psikologët dhe specialistët e zhvillimit dallojnë 3 fazat kryesore të zhvillimit të djemve:

Faza 1: Nga lindja deri në 6 vjeç


Foshnjet janë thjesht bebe, pavarësisht nga gjinia e tyre. Atyre u pëlqen kur luani me ta, i mbani në krah, u flisni, ata kërkojnë vëmendje. Kur rriten, djemtë e vegjël zbulojnë botën përreth tyre përmes aktiviteteve të ndryshme, dhe është e rëndësishme t’i ndihmoni ata me këtë.

Djemtë kanë nevojë për pjesëmarrjen e prindërve të tyre, dhe këtu, nënat kryesisht luajnë rolin e një prindi të dashur dhe të kujdesshëm. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme sepse një fëmijë duhet të ndihet i sigurt dhe i dashur.


Roli i babait është të jetë një autoritet për djalin e tij, të jetë personi që fëmija do të dëshirojë të jetë si, nga i cili do të mësojë se çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe.

Dashuria e një nëne është e pakushtëzuar , por dashuria e një babai është ndryshe. Duhet të meritohet duke bërë gjëra të mira, duke vepruar me të drejtë. Kështu mëson një fëmijë rreth moralit dhe rregullave themelore. Nëse nuk mbahet ky ekuilibër, atëherë një djalë mund të rritet të bëhet ose narcist ose një njeri mizor.

Faza 2: Nga 6 deri në 13 vjeç


Kjo është një epokë kur djemtë kuptojnë qartë rolin e tyre gjinor dhe përfshihen në aktivitete “djemsh”. Peggy Drexler psikolog hulumtues, konsideron pikat e mëposhtme si më të rëndësishmet në prindërit e një djali të kësaj moshe:

Respektoni individualitetin e tij sepse “djali” juaj nuk ka përkufizim nga askush. Ekzistojnë stile të ndryshme për të shprehur mashkullësinë dhe, natyrisht, është plotësisht në rregull të kenë interes edhe për aktivitetet femërore.


Inkurajoni interesa të larmishme. Problemi i shumë prindërve është se ata duan që fëmijët e tyre të jenë ashtu si ata dhe të kenë të njëjtat interesa. Por inkurajimi i djalit tuaj të përfshihet në aktivitete të ndryshme do ta pasurojë jetën e tij dhe do ta ndihmojë atë të vlerësojë lirinë e zgjedhjes.

Mësojeni atë se si të merret me kritika. Tregojini atij se si ai mund të mbroj  veten e tij pa qenë tepër agresiv.

Faza 3: Nga 14 vjet e tutje


Kjo është faza kur djali juaj bëhet adoleshent. Kjo periudhë është e vështirë pasi aktiviteti hormonal i bën djemtë të zemërohen dhe madje të  bëhen edhe agresivë. Rruga nga këtu është drejtimi i kësaj energjie në kanalin e duhur.

Ju duhet ta ndihmoni djalin tuaj që të bëhet përgjegjës për veprimet e tij sepse përgjegjësia nuk vjen natyrshëm. Në të njëjtën kohë, jepni atij një shans për të vendosur identitetin e tij. Vendosni rregulla dhe discipline paraprakisht.

Dhe rregulli më i rëndësishëm është të jesh një shembull. Nuk ka rëndësi se çfarë i mësoni fëmijës tuaj nëse sjellja juaj tregon të kundërtën. Bëhuni një shembull i mirë dhe nuk do keni probleme me fëmijët tuaj.

Cila është përvoja juaj si prind i një djali? Ndani përgjigjet tuaja me ne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *