7 ushqime popullore që mund të çrregullojnë veshkat tuaja

Ne kemi përgaditur për ju një listë të ushqimeve më të njohura që mund të dëmtojnë rëndë veshkat tuaja.

1.Avokadot


Edhe pse avokadot janë të njohura dhe vlerësohen për cilësitë e tyre të ndryshme ushqyese, ngrënia e shumë prej tyre mund të jetë e rrezikshme për veshkat tuaja, veçanërisht nëse tashmë keni një sëmundje të veshkave. Dhe arsyeja është se ky frut ka një nivel shumë të lartë të kaliumit.

Mishi


Konsumimi i tepërt i mishit mund të shkaktojë probleme në veshka sepse proteinat e kafshëve mund të jenë shumë të vështira për t’u metabolizuar. Një dietë e pasur me proteina shtazore gjithashtu mund të çojë në zhvillimin e gurëve në veshka.

Kripë
Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë një maksimum prej 2300 mg natrium në ditë (rreth një lugë çaji kripë). Nëse hani shumë kripë, veshkat tuaja do të punojnë më shumë në mënyrë që të eliminojnë tepricën e natriumit, kështu që ato mund të fillojnë të mbajnë ujë që mund të çojë në presion të lartë të gjakut.

Bananet

Nëse dyshoni se keni probleme me veshkat, ushqimi i mirë dhe një dietë e duhur janë thelbësore për të qëndruar të shëndetshëm. Dhe kjo do të thotë të kufizoni konsumin e disa ushqimeve si bananet, sepse ato kanë një nivel shumë të lartë të kaliumit, i cili mund të jetë i dëmshëm për ato veshkat që nuk funksionojnë siç duhet.

Bylmeti


Megjithëse produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, shumë qumësht, kos dhe djathë mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa të mira. Dhe kjo mund të ndodhë për shkak të sasisë së lartë të fosforit që përmbajn këto ushqime që mund ti japing stres veshkave tuaja.

Portokall dhe lëng portokalli


Ndërsa portokallet dhe lëngu i portokallit janë të ulëta në kalori dhe janë të pasura me vitaminë C, ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta kaliumi. Një portokall i mesëm siguron 240 mg kalium dhe një filxhan lëng portokalli mund të përmbajë rreth 470 mg.

A hani ndonjë nga këto ushqime në sasi të mëdha? Shpërndaje me dikë që i duhet ky informacion!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *