Çka tregon mardhënia juaj me paratë për karakterin tuaj?

 

Mund t’ju kujtojë për të kaluarën tuaj.

How to Make Money… fast: Time's running out for the £1 coin clear ...

 

Disa familje nuk kanë mundësi të blejnë gjërat që dëshiron fëmija i tyre. Ndoshta ju keni parë një fustan të bukur në qendër kur ishit të vegjël dhe dëshironit ta kishe, por prindërit tuaj nuk kishin mjaft para për ta blerë atë. Ose vërtet keni dashur të mësoni se si të luani piano, por nuk kishte para të mjaftueshme për një mësues.

 

Këto lloj situatash mund të lënë plagë emocionale dhe të ju bëjnë të ndjeheni të pasigurt, sepse me siguri keni parë që bashkëmoshatarët tuaj kishin të gjitha ato gjëra. Dhe mund ta bartni atë pasiguri në jetën tuaj të rritur. Kështu që kur të rriteni dhe të bëheni të qëndrueshëm financiarisht, mund të filloni të blini me detyrim gjëra që ju janë mohuar në të kaluarën, edhe nëse nuk ju duhen me të vërtetë ato.

 

Mund t’ju tregojë se çfarë mendoni për veten tuaj.

Nëse ndiheni kompetent në trajtimin e çështjeve financiare, me siguri jeni një person i sigurt në përgjithësi. Ju nuk keni frikë të bëni investime, të filloni sipërmarrje biznesi ose të merreni me disa sfida financiare që mund të shfaqen gjatë rrugës.

A few money resolutions for the new year - Chicago Tribune

Në të kundërt, nëse gjithmonë keni frikë të humbni para dhe preferoni t’i mbani ato në një vend, mund të nënkuptojë që nuk jeni të sigurt për veten tuaj. Nëse nuk mund t’i besoni vetes me çështje më komplekse financiare, me siguri jeni në mëdyshje edhe në jetën tuaj të përditshme.

 

 

Mund të zbulojë frikën tuaj.

Ne të gjithë ndonjëherë mendojmë se si do të ndryshonte jeta jonë nëse papritmas do t’i humbnim të gjitha paratë. Dhe përpjekja për ta imagjinuar këtë situatë mund të zbulojë frikën tonë më të madhe. Ndoshta jeni i shqetësuar për shëndetin tuaj, dhe humbja e parave do të thotë të mos jeni në gjendje të paguani për një trajtim të caktuar. Ose dëshironi që fëmijët tuaj të shkojnë në një kolegj të mirë dhe dëshironi t’i përkrahni ata, gjë që nuk do të mund të bëni në skenarin më të keq.

Millionaire baby names: Could these baby names make your baby rich?

Ose mbase keni dashur gjithmonë t’i bëni prindërit tuaj krenarë dhe keni frikë se mos jeni një zhgënjim për ta për shkak të problemeve tuaja financiare. Paraja zbulon atë që vlerësoni dhe çfarë nuk doni të humbni në asnjë rrethanë.

Shpërndaje me dikë që mund ti ndihmojë ky informacion!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *