Gjërat që nuk duhet t’ja thoni një gruaje shtatzënë
Shtatëzania thuhet se është periudha më e bukur e jetës së një femre. Personat që bëjnë pjesë në jetën e saj, duhet të kenë parasysh se gjendja shpirtërore e tyre është e ndjeshme, prandaj nuk duhet t’i thoni disa gjëra.




1. Mendoj se ndihem shtatëzënë edhe unë
Deri në momentin që ju nuk e keni konfirmuar, nuk është mirë të flisni parakohe. Verifikojeni atë duke shkuar tek doktori dhe pastaj tregoni. Kështu do të solidarizohet me ju.
2. Dukesh shumë e shëndoshë




Kjo fjali do ta bëjë atë më të ndjeshme dhe më emcionale dhe më vështirë do ta pranojë veten. Ndoshta ajo e di këtë gjë, por nuk është e nevojshme ta dëgjojë nga të tjerët. Është e njëjta ndjesi, kur dikush komenton peshën.
3. Nuk duhet ta bësh këtë veprim
Të bërit ushtrime për të mbajtur trupin e shëndoshë. Femrat shtatëzëna nuk janë të sëmura, ato duhet të vazhdojnë aktivitetin e tyre, me pak kujdes, por jo ta ndalojnë atë. Duhet t’i motivoni ato sepse gjatë kësaj faze ato ndjehen të humbura dhe sikur askush nuk i do.




4. Shijo muajt e fundit të lirisë
Të pasurit një fëmijë është diçka e mrekullueshme. Nënat e ardhshme nuk duhet të dëgjojnë këtë fjali dramatike, sikur jeta e tyre po merr fund. Negativiteti do ndikojë në shtatëzaninë e saj dhe po ashtu do të ndikojë tek fëmija dhe do ta vështirësojë këtë fazë.
5. Ndoshta nuk duhet të hash këtë




Dihet që ato dëshirojnë të hanë gjithçka, pasi e shijonë në maksimum. Nesë e kanë vendosur ta konsumojnë, mos i ndaloni!. Kjo ndikon shumë keq tek fëmija sepse sipas psikologëve, ai ushqim që ndalohet gjatë kësaj faze, fëmija pasi të lind nuk do ta hajë atë ushqim që e ka pasur të ndaluar nëna.
6. Po nëse fëmija…




Femrat shtatëzëna nuk kanë dëshirë që të tjerët të hamendësojnë sesi do jetë fëmija e tyre. Ato nuk kanë nevojë për askënd të parashikojë. Sepse ato e ndjejnë atë dhe pa marrë parasysh se si do të duket nëna gjithmonë do ta dojë fëmijën e saj edhe deri në një moshë madhore madje.
Shpërndaje me një shtatzëne!




©Ndryshe