10 shenja se je një grua e fortë

Gratë e forta kanë një ndikim të tillë në jetët tona, saqë nuk mund të mos ndikohemi nga ato. Ndoshta të ka rritur një grua e fortë, ose mbase ke pasur një role model femër të këtillë që të ka ndihmuar të bëhesh gruaja e mrekullueshme që sot je. Nëse e identifikon veten si një grua e fortë, atëherë do ta gjesh atë në cilësitë e mëposhtme që t’përshkruajnë ty dhe të gjitha gratë e bukura të forta kudo.

1. KE GUXIM TË PASHOQ

Nëse je grua e fortë, ti nuk hamendesh të përballesh me çfarëdo sfide. Përveç kësaj, një grua e fortë do të largohet nga çfarëdo situatë që nuk i levërdis më, e që edhe kjo kërkon guxim të madh. Ti mund të ndjesh frikë, por ti ecën krahas kësaj dhe i qëndron e fortë përballë rrezikut. Kjo të bën ty një forcë që nuk mund të injorohet.

2. E DO VETEN PAVARËSISHT GJITHÇKAJE

Nëse e do veten, krahas gabimeve që ke bërë dhe mangësitë që mendon se ke, atëherë ti vërtetë je një grua e fortë. Dashuria për veten kërkon shumë mund dhe kohë për t’u kultivuar, dhe vetëm gratë më të forta vërtet dinë si ta duan veten e tyre.

3. NUK VARESH NGA DIKUSH TJETËR

Gratë e pavarura nuk mbështeten në dikë tjetër për mirëqenien e tyre finansiare, emocionale, mendore apo fizike. Mund të duket e frikshme të dalësh vet e ta pushtosh botën, por ti nuk e lë frikën nga dështimi të t’ndalojë. Ti i beson vetes dhe e tejkalon çdo sfidë, e kjo të bën grua të fortë.

4. JE E SJELLSHME DHE E DHEMBSHUR

Gratë e forta nuk e shohin mirësjelljen si dobësi. E shohin atë si një pjesë shumë e rëndësishme e qenies së tyre, e kjo u ndihmon të lidhen me tjerët emocionalisht, t’i ngrisin tjerët, në vend që t’i nënçmojnë ata. Gratë e forta nuk e përdorin egon e tyre për ligësi, por për mirësi. I shohin tjerët si vëllezër e motra, dhe i trajtojnë në këtë mënyrë.

5. ÇDOHERË E NDJEK INTUITËN TËNDE

Gratë e forta nuk dëgjojnë zëra tjerë përveç të vetit. E ndjekin vetëm instiktin e tyre, sepse askush më mirë se ato nuk e di çfarë duan dhe kanë nevojë nga jeta. Intuita jote flet zëshëm, dhe ti ke mësuar ta qetësosh mendjen dhe ta dëgjosh qartë.

6. TË TJERËT TË SHOHIN SI ROLE MODEL 

Gratë e tjera dhe burrat të marrin për shembull për personalitetin, qëndrimin dhe mënyrën si i trajton të tjerët. Njerëzit vijnë të ti për të kërkuar këshilla, ose veç për të biseduar me ty. Atyre vërtet u pëlqen shoqëria jote, sepse ti rrezaton lumturi, urtësi, mirësi dhe fuqi.

7. DI SI TA KRIJOSH LUMTURINË TËNDE

Gratë e forta nuk varen nga të tjert për të qenë të lumtura, ato e krijojnë lumturinë e tyre vet. Nëse je grua e fortë, ti nuk lejon ndjenjat e të tjerëve të të rrëzojnë. Përveç kësaj, ti nuk lejon që turbullirat e brendëshme të ta ndikojnë jetën. Ti ngritesh mbi këto dhe e shfrytëzon më maksimum këtë rrugëtim të bukur.

8. NUK KE FRIKË T’I SHFAQËSH NDJENJAT E TUA

Gratë e forta nuk e fajësojnë veten ose të tjerët për ndjenjat dhe shfaqjen e tyre. Ato e dinë se mbajtja e ndjenjave brenda krijon edhe më shumë probleme në të ardhmen, dhe fshehja e ndjenjave të vërteta nuk është e shëndetëshme. Ato e thonë atë që e mendojnë, i çlirojnë ndjenjat dhe mendimet e tyre, dhe pastaj vazhdojnë me jetën.

9. ÇDOHERË I BESON VETES

Besimi në veten të mundëson të arrish lartësi të reja në jetë, por këtë e di veç një grua e fortë. Ato e dinë se t’kesh besim në aftësitë e tua është thelbësore për krijimin e jetës që ke dëshirë të jetosh.

10. SHFAQ DASHURI DHE PËRKRAHJE TË PAKUSHT

Një studim i ndikimit të dashurisë amësore në tru, i krahasuar me atë romantike, ka shfaqur se pjesët e trurit që aktivizohen në dashuri romantike, janë aktive edhe në dashurinë amësore. Kjo do të thotë se, bazuar në dashurinë që nëna të ka shfaqur si fëmijë, ti ke bazë t’u shfaqësh tjerëve këtë dashuri të njejtë të pakusht. Përreth kemi pafund shembuj të grave të këtilla, dhe prania e tyre na ka formësuar si gratë e forta që edhe ne jemi.